Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbrëmë në intervistën për televizionin Alsat u përgjigj pyetjeve në lidhje me zhvillimet e fundit mos marrjen e datës vendimin për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE, për shkak të mospajtimit të Francës me këtë çështje, si dhe hapat e ardhshëm në rrugën drejt integrimit evropian.
Në pyetjen nga gazetari nëse ndihet i mashtruar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri Zaev tha:
“Unë thashë që do ta mbajë këtë si një plagë në fytyrën time, siç i mbaj plagët nga ngjarjet e pakëndshme që ndodhën në Kuvend. Sigurisht, ne prisnim që Bashkimi Evropian të përmbushte premtimin e tij, që për fat të keq nuk e përmbushi. Ata thanë se kanë bërë një gabim historik. Edhe unë e quaja këtë akt - një gabim historik. Premtimi ishte shumë preciz shumë i vazhdueshëm, në në mënyrë të vazhdueshme si njohje për atë që vendi jonë kaloi një proces serioz reformash, për shkak të dy marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë ", tha kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë që të 27 vendet kanë konfirmuar që Maqedonia e Veriut është e suksesshme dhe vlerësoi se për shkak të mosmarrëveshjes së Francës për të hapur negociatat e BE me vendin tonë, arsyeja nuk jemi ne.
Në lidhje me informacionin se ekziston një iniciativë nga Italia për të sjellë çështjen e Maqedonisë së Veriut përsëri në rendin e ditës tashmë në nëntor, në Këshillin për punë të përgjithshme Kryeministri Zaev u përgjigj:
"Tani do të 'frenoj' pak me shpresën dhe optimizmin tim. A nuk isha unë më optimisti. Le të punojmë, dhe lërini ata të vendosin më shpejt, të hapin kapitujt për ne, d.m.th. të marrim vendimin për të filluar negociatat ".
Kryeministri Zaev shtoi se ai kishte marrë tashmë një ftesë nga Kryeministri italian Giuseppe Conte për t'u takuar të martën e 29 tetor, dhe do të diskutojnë për këtë nismë e cila sic tha është mbështetur edhe nga kryeministra të tjerë.