Sot në Ohër filloi “Dialogu i Ohrit",nikoqir i së cilit është Kryeministri i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Sot në Ohër  filloi “Dialogu i Ohrit” nikoqir i së cilit është Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa mbahet në bashkë-organizim me Këshillin Atlantik dhe Grupin e Ohrit.

Nikolla Dimitrov pati fjalim hyrës në pritjen joformale me të cilën u shënua fillimi i dialogut strategjik për zhvillimin e zgjidhjeve progresive për sfidat me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut dhe rajonit

Në ngjarje, marrin pjesë një numër i madh i diplomatëve dhe përfaqësuesve të sektorit qeveritar dhe joqeveritar nga Evropa dhe Amerika.

Në mesin e tyre në darkë morën pjesë ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson dhe Dejmon Uillson nga Këshilli atlantik i cili do ta udhëheq diskutimin joformal. 

Ngjarja organizohet në pritje të anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së  Veriut në NATO.