Në Ohër filloi pjesa e punës e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta prezantojnë deklaratën e djeshme të përcaktuar me një listë të prioriteteve dhe masave për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për realizimin e një qëllimi të përbashkët, anëtarësimi në BE, para kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bonjë e Hercegovinës, Denis Zvidiq dhe ministres së Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq.
Në programin e sotëm në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është edhe sesioni plenar me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane për Investime, pas të cilit do të realizohet edhe konferencë e përbashkët për shtyp.