Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpalosi propozimin, që mjeku Armend Arsllani të zgjidhet zëvendësministër i shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri përmendi përvojat e mjekut Arsllani, i punësuar në Spitalin e Specializuar për Nefrologji në Strugë dhe anëtar i Këshillit të drejtues në spital, në mjekësi dhe menaxhim.
“Armend Arsllani është mjek i mjekësisë së përgjithshme, ka diplomuar mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa në rrjedhë është përsosja e tij profesionale dhe shkencore si specializant për urologji dhe kirurgji urologjike në të njëjtin institucion shkencor arsimor. Që nga viti 2018 është anëtar i Këshillit drejtues në Spitalin e Specializuar për Nefrologji në Strugë, i cili fiton dhe zbaton përvojën e tij në menaxhimin e burimeve profesionale dhe ekonomike të spitalit.
Gjatë karrierës së tij profesionale rregullisht ndjek seminare të specializuara dhe merr pjesë në qëndrime studimore në vend dhe jashtë vendit, ishte praktikant në Programin për praktikë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, në repartin e urologjisë dhe ka marrë pjesë në trajnime profesionale për zbatimin e metodave më te reja për diagnostifikim dhe intervenime, si anëtar i Asociacionit të mjekëve Shqiptarë dhe në më tepër kongrese dhe seminare ka paraqitur studime të rasteve nga praktika e tij profesionale, ka punuar në përkthimin e "Udhëzuesit për Asociacionin Evropian të Urologëve", tha Kryeministri Zaev, në propozimin e Armend Arsllanit, mjek i mjekësisë së përgjithshme dhe specializant për urologji dhe kirurgji urologjike, të zgjidhet zëvendësministër i shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në vërejtjet e opozitës për situatën në dikasterin e Shëndetësisë, tregoi rritjen e fundit të pagave të specialistëve dhe aktivitetet për modernizimin e shëndetësisë, siç është realizimi i ndërtimit të Qendrës së re Klinike.
“Dy vjet e pesë muaj jam Kryetar i Qeverisë, nuk kisha mundësi të jem katër vjet, sa është mandati i një kryetari të Qeverisë, nga disa të ardhura mesatare nga 42 deri më 45 mijë denarë, të ardhura të përgjithshme me kujdestari, arritëm të që specialistët në Qendrën klinike të kenë 100 mijë denarë me këtë rritje të fundit bashkë me kujdestaritë, kjo është një rritje e madhe prej 42 mijë në 100 mijë denarë”, tha Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë, Zaev theksoi se shteti siguron paga më të mëdha dhe për mjekët amë edhe për personelin mjekësor.
“Kemi nevojë për të mbajtur të gjithë personelin mjekësor, nga mjekët, specialistët, infermierët, në shtet t’i motivojmë sa më shumë”, tha Kryeministri Zaev, duke njoftuar se për këtë po punon kjo Qeveri.
Kryeministri Zaev njoftoi se pret realizimin e projektit kapital për Qendrën e re Klinike, në përputhje me dinamikën e shpallur.