Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt të 164-të e miratoi Buxhetin e shtetit për vitin 2020, i cili bashkë me Propozim-ligjin për realizimin e Buxhetit për vitin 2020 do të dorëzohet për miratim në Kuvendin e RMV-së.
Me këtë rast, në Qendrën e Medias në Qeveri, Kryeministri Zaev dhe ministrja për Financa mbajtën konferencë për shtyp ku informuan për detaje nga Buxheti i propozuar për vitin 2020.
Në vazhdim të kësaj kumtese, ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev:
Vend qendror në Buxhetin e vitin 2020 është kujdesi për kapitalin njerëzor, për njerëzit, për popullin tonë.
Ky përcaktim i yni është rezultat i vëmendjes e cila vazhdimisht është e orientuar kah qytetarët.
Qytetarët e të gjitha kategorive sociale, me kujdes të veçantë për ata bashkëqytetarë të cilët u përkasin kategorive më të ndjeshme.
Ashtu ishte kur i sollëm vendimet për rritjen e pagës minimale, kur zgjodhëm çështjen e punëtorëve të falimentuar, kur sollëm pakon sociale që u rrit për 300%, kur përgatitëm pakon e masave operative për punësim, gjatë të cilit u përcaktua buxhet rekord prej 1.1 miliardë denarësh dhe kur arritëm ulje rekorde të papunësisë.
Ashtu ishte edhe kur krijuam politikat ekonomike të cilat hapën 54,000 vende të reja pune, prej të cilave më tepër se 40,000 ishin në sektorin real.
Qytetarët tanë dhe rritja e standardit të jetesës së tyre, gjithmonë janë në qendër të interesave tanë gjatë krijimit të politikave.
Ashtu ishte edhe kur i krijuam parakushtet për rritjen e pagave në sektorin publik që u mundësua nga produktiviteti i politikave dhe rritjes ekonomike. Ashtu ishte edhe kur ndamë mjete rekorde për bujqit që të ndjejnë me të drejtë dinjitetin e punës së tyre të përkushtuar.
Ashtu ishte edhe në shumë sfera tjera, ashtu edhe mbetet.
Politikat e kësaj Qeverie edhe në periudhën e ardhshme do ti përkushtohen kapitalit tonë më të fuqishëm – të njeriut, në mbështetje të potencialit për rritje dhe për kujdes për secilin qytetar.
Dhe nëse pyesni se përse mu ky buxhet u shqyrtua në më shumë mbledhje të Qeverisë, do tu them se për çdo denar të qytetarëve u mbajt llogari, u mendua se ku do të shfrytëzohet në mënyrë më të mirë dhe më produktive. Në dobi të qytetarëve tanë.
Dhe kështu është më së miri. Të hapet buxheti – të diskutohet, të ketë kohë që në mënyrë të hapur të diskutohet për prioritetet dhe masat, që të përpilohet sipas nevojave të qytetarëve. Mu për këtë, ky buxhet është investim tek njerëzit, tek popull në, në qytetarët dhe në kapitalin njerëzor.
Rritjen e ekonomisë për vitin 2020 e projektojmë në nivel 3,8 %, ndërsa pjesëmarrje më të lartë në këtë rritje presim të ketë konsumi vendor. Proeksionet për rritjen i bazojmë në parametrat real.
Në vitin aktual në gjysmëvjetorin e parë shënojmë rritje të PBB-së për 3,6 % që është rezultat i arritjeve pozitive në të gjitha veprimtaritë.
Veprimtaria e ndërtimtaria shënoi rritje nga 4,7 % në bazë reale në gjysmën e parë të vitit 2019, ndërsa më së shumti është si rezultat i punimeve ndërtimore të realizuara në pjesën e ndërtimit të ulët, gjegjësisht ndërtimit të rrugëve.
Sektori i shërbimit shënoi rritje reale prej 3,0 %, si rezultat i aktivitetit të rritur në veprimtarinë tregtare dhe të transportit, ndërsa rritja në sektorin industrial shënon rreth 2,0 %.
Kontributi i fuqishëm në konsumin privat mbi rritjen ekonomike vazhdoi në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2019, i nxitur nga – rritja e pagave!
Për 5,7 % është më e lartë neto paga e paguar në vitin 2019, përfshirë muajin gusht, në krahasim me vitin 2018.
Nëse këto parametra i shohim nëpërmjet proeksioneve për vitin 2020, lirisht mund të themi:
Edhe në vitin 2020 do të vazhdojë të rritet konsumi. Rritja e konsumit privat është projektuar në 3,3 %.
Presim që kjo të realizohet si rezultat para së gjithash i rritjes së të ardhurave në dispozicion të amvisërive nga:
- Rritja e pagave
- e punësisë në ekonomi
- Ulja e papunësisë, si dhe
- sociale e kategorive të prekura.
Rritja e pagës neto në vitin 2020 është e projektuar në 6,3 %, ndërsa në mënyrë shtesë do të stimulohet nga rritja e pagës minimale – e cila do të rritet për 2,000 denarë në dhjetor të këtij viti, por edhe nga mbështetja në formë të subvencioneve të cilat i sigurojmë për kompanitë private që do ta rrisin pagën e punonjësve të tyre nga 600 deri më 6000 denarë.
Këto dy masa janë mbështetje e rëndësishme, të cilën jemi të obliguar tua japim qytetarëve tanë që tu sigurojmë kushte për jetë të denjë.
Për vitin 2019, proeksioni fillestar për papunësi ishte 20,1 %, por masat të cilat i ndërmori Qeveria rezultuan me një nivel edhe më të ulët të papunësisë prej 17,5 % më shumë në 3 mujorin e dytë të vitit 2019.
Në vitin 2020 presim që edhe më shpejtë të ulet niveli i papunësisë dhe të zvogëlohet në një minimum të ri historik, ndoshta edhe më ulët se 16 % - dhe që është më e rëndësishme, presim që edhe përqindja e punësisë të ngrihet për 48,2 %.
Këtë na e paralajmëron edhe përqindja e punësisë në 3 mujorin e dytë për këtë vit dhe shënon 47,1 %.
Bruto investimet për vitin 2020 janë paraparë të rriten për 8,0 %. Kontribut pozitiv në rritjen e investimeve pritet të kenë investimet e planifikuara në sektorin publik, si dhe mbështetja e vazhdueshme e aktivitetit investues të ndërmarrjeve të vendit dhe të huaja.
Niveli i inflacionit në vitin 2020 pritet të mbetet i ulët në vlerë 1,7 %. Kjo do të thotë se para nesh mbetet periudha e çmimeve stabile.
I përforcojmë shtyllat e shoqërisë ku përsëri në vëmendje janë qytetarët e vendit tanë. Investojmë në sektorët të cilët sigurojnë shërbime për qytetarët.
Në shëndetësi është paraparë rritje e pagave në personelin mjekësor të përgjithshëm, duke filluar nga paga e muajit shkurt: 25 % rritje për specialistët, 15 % për mjekët e praktikës së përgjithshme, për 10 % do të rriten pagat e infermiereve.
Specialistët në shëndetësinë terciare do të arrijnë pagë prej 100,000 denarë me pagën e shkurtit të vitit 2020.
Kjo vijon pas rritjes së pagave për 10 % nga janari i vitit 2019 për mjekët dhe rritje prej 5 % në shtator të vitit 2019 për të gjitha kuadrot në shëndetësi dhe rritja e tretë e rrogave prej kur erdhi kjo Qeveri, pas rritjes së parë të pagave në shtator të vitit 2018 për 5 %.
Në Buxhetin e vitit 2020 ndajmë 1,5 miliardë denarë për investime kapitale në shëndetësi – për ndërtimin dhe rikonstruimin e spitaleve dhe për pajisje mjekësore të re dhe bashkëkohore.
Në vitin 2020 është planifikuar të fillojë projekti për ndërtimin e qendrës klinike të re në Shkup, dhe vazhdojmë me realizimin e Spitalit Klinik Rajonal në Shtip, faza e dytë e spitalit në Kërçovë si dhe punët përfundimtare në spitalet në Strumicë dhe Tetovë.
Në arsim tregojmë se mundi dhe puna e mësimdhënësve çmohen dhe prandaj siguruam mjete të mjaftueshme për rritje të re të pagave në arsim për 10 %, duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.
Kjo do të jetë rritja e tretë me radhë e pagave në arsim për këtë Qeveri. E para ishte në vitin 2018 për 5 %, ndërsa e dyta këtë vit gjithashtu për 5 %. Respektivisht gjithsej rritje për rreth 21 % të pagave të punëtorët në arsim. Për 25 % u rritën pagat në 7 institucione shkencore.
Ndamë 1.4 miliardë denarë për investime kapitale në arsim, për rikonstruimin dhe ndërtimin e objekteve shkollore dhe sallave sportive shkollore, të konvikteve dhe për pajisjen dhe rikonstruimin e universiteteve.
Të nderuar qytetarë,
Buxheti për vitin 2020 parasheh përmirësimin e standardit edhe të personave të moshuar – pensionistëve tanë.
Për vitin 2020 në Buxhet është planifikuar rritja e pensioneve, në mënyrë shtesë të indeksit të rregullt të shpenzimeve për jetë.
Qeveria vendosi për rritje të këtillë shtesë të pensioneve, duke pasur parasysh parametrat ekonomik gjatë dy viteve të kaluara, veçanërisht rritjen e pagës mesatare për më shumë se 2,297 denarë dhe pagës minimale për 4 deri në 5,000 denarë.
Pensionistët meritojnë, ata punuan për këtë shoqëri tonë të përbashkët dhe prandaj standardin e tyre jetësor duhet ta ndjek standardi jetësor i përmirësuar i të punësuarve. Më shumë për pensionet do tu flet ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, në një konferencë të veçantë për shtyp.
Sot vetëm do tu tregojmë që pensionet do të rriten për 700 denarë, dhe bashkë me harmonizimin e tanishëm me rritjen e shpenzimeve për jetë do të rriten gjithsej për 850 deri në 900 denarë.
Investojmë tek njerëzit, investojmë në popullin tanë dhe prandaj në Buxhetin 2020 kemi ndarë 7,3 miliardë denarë subvencione në bujqësi dhe 1,1 miliardë denarë për zhvillim të barabartë rajonal.
Në vitin 2020 Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë 10 miliardë denarë.
Ministria e Mbrojtjes ka detyrë të rëndësishme e cila me sukses duhet të përfundojë në vitin 2020. Kjo Ministri është udhëheqëse e aktiviteteve reformuese në RMV në arritjen e qëllimit strategjik të shtetit – anëtarësimi në NATO. Vlera e planifikuar e mjeteve do të kontribuojë drejt reformave në sektorin mbrojtës në harmonizim me standardet e NATO-s, modernizimin dhe pajisjen e armatës tonë, përgatitjen profesionale të përfaqësuesve të Armatës dhe zhvillim afatgjatë të mbrojtjes.
Do të vazhdojmë me politikat dhe masat kundër ndotjes së ajrit dhe për këtë qëllim në Buxhet për vitin e ardhshëm janë ndarë 100 milionë denarë. Por, kjo është vetëm një pjesë e mjeteve të përgjithshme sepse një pjesë serioze është përfshirë në buxhet në ministritë e caktuara që kanë programe për këtë qëllim. Në mënyrë plotësuese investojmë 10 milionë euro nga Buxheti i EMV-së, për furnizimin e inverterëve ekologjik për 10,000 amvisëri.
Në vitin 2020 kemi projektuar të ardhura kapitale reale në nivel prej 23 miliardë denarë. Investimet janë dedikuar për intensifikimin e projekteve infrastrukturore, gjegjësisht në investimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturës energjetike dhe komunale, si dhe investime kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësinë, kulturën, sportin. Mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe gjyqësorin. Do të theksoj se në këtë shumë nuk është përfshirë buxheti i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore i cili formohet në mënyrë të pavarur dhe me të cilin do të vazhdojë ndërtimi i autostradave dhe zgjidhjeve urgjente në vend.
5 miliardë denarë janë planifikuar për investimin në infrastrukturën energjetike dhe komunale dhe menaxhimi me mbeturinat.
Në mënyrë intensive do të vazhdojnë aktivitetet për përfundimin e ndërtimit të fazës së parë të Sistemit nacional të gazsjellësit në aksin rrugor Shtip-Negotinë-Kavadar-Manastir dhe aksit rrugor Shkup-Tetovë-Gostivar, të cilët financohen edhe me me mjete për hua nga Dojçe Banka dhe Banka Erste Grup. Nga Gostivari krahu i ujësjellësit primar do të vazhdojë deri në Kërçovë.
Është projektuar se deri në fund të vitit të ardhshëm do të përfundojnë punimet e infrastrukturës primare të gazsjellësit dhe do të fillojnë punimet e rrjetit me të cilin sjellin gazin deri te qytetarët dhe kompanitë.
Do të vazhdojë me dinamikë të intensifikuar ndërtimi i sisteme të kanalizimeve dhe ujësjellësve në komunat e financuara nga burimet e veta dhe me mjete nga linjat kreditore të EIB dhe Banka KfW.
Njëkohësisht përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, financuar nga Banka Botërore, komunave dhe ndërmarrjeve komunale publike do tu mundësohet të financojnë sipërmarrje investuese, në përputhje me prioritet e tyre në fushën e ujësjellësit dhe kullimin e ujërave të zeza, menaxhimin me mbeturinat e ngurta dhe investime të tjera në shërbimet komunale.
Me mbështetjen e këtyre projekteve do të gjenerojnë të ardhurat, gjegjësisht do të realizohen kursime e prioritetit të lartë për komunat.
Për investime me prioritet në vetëqeverisjet lokale do të dedikohen 35 milionë eurot e TAV, të cilat duhej të investohen në kargo-aeroportin.
Përmes IPA fondeve do të mbështetet rehabilitimi dhe mbindërtimi i sistemit kolektor në Shkup, rehabilitimi i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimi i stacionit spastrues Kërçovë, Manastir dhe Tetovë si dhe krijimi i sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat dhe hapjen e deponive në rajonin Lindor dhe Verilindor. Kjo e fundit është jashtëzakonisht e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, përmes përmirësimit të mjedisit jetësor.
Përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore, do të vazhdojë me rikonstruimin e hekurudhës në Korridorin 10 si dhe realizimin e fazës së parë dhe të dytë të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e pjesës lindore të hekurudhës-Koridori VIII – aksi rrugor Kumanovë – Beljakovcë – Kriva Pallankë.
Gjatë vitit 2020 me hua nga Banka Botërore do të fillojnë aktivitetet për realizimin e Projektit për rrugë lokale në vlerë prej 70 milionë euro, me të cilën do të përmirësohet infrastruktura rrugore e komunave në RMV.
Ndame 1,5 miliardë denarë për zhvillimin rural, për ndërtimin e hidrosistemeve dhe investime për përmirësimin e konkurrencës dhe modernizimit të ekonomive bujqësore.
Këto iniciativa do të plotësohen me hua nga Banka Botërore, për të filluar projektin për reforma në sektorin e bujqësisë në pjesën e ndërtimit të qendrave për blerje dhe shpërndarje në shtet.
Unë do të përfundoj këtu sepse e di se ministrja e Financave ka më shumë tu tregojë për Buxhetin 2020, kushtuar kujdesit për pasurinë tonë më të madhe – qytetarët tanë dhe kapitali i tërë njerëzor që e mbajnë mbi vete.