Kryeministri Zoran Zaev u takua me përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të Maqedonia 2025, Majk Zafirovski, Xhon Bitov, Vera Stavrov dhe me drejtoreshën kryesore ekzekutive të organizatës, Nikica Mojsoska Bllazhevski.
Në takim diaspora i ka përshëndetur hapat e guximshëm të kryeministrit Zaev të cilat i hapën proceset integruese të vendit tonë. Është vlerësuar se me këtë janë hapur mundësitë për zhvillim më intensiv ekonomik, në çka është shprehur interes që në mënyrë më aktive të përfshihen edhe personalitete të suksesshme në biznes nga diaspora.
Në takim është kumtuar se diaspora është e interesuar që të kontribuojë në atë proces me qëllim të investimeve të reja në vend, motivimin e personave të rinj që të punojnë në vend dhe me shtetin tonë, angazhimin e ekspertëve me përvojë për sfera që janë të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konkretisht është folur për avancimin e bashkëpunimit me Maqedonia 2025 në katër sfera kyçe: investime të huaja dhe inovacione, mbështetje në arsim në pjesën e zhvillimit të mendimit kritik dhe motivimin e aktivizmit të të rinjve, rreth krijimit të klimës së mirë të biznesit për punë në shtetin tonë dhe kontribut në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Gjithashtu, është biseduar edhe për mundësitë për përfshirjen e ekspertëve nga jashtë në sferën e teknologjisë digjitale dhe trajnimin e të rinjve me njohuri digjitale, të cilat do t’ua lehtësojnë punësimin në shtet dhe lidhjen me botën.
Këto janë disa nga temat për të cilat do të bisedohet edhe në Samitin e Maqedonia 2025 që po mbahet në dy ditët e ardhshme në Shkup, ndërsa për të cilat përfaqësuesit e organizatës fituan mbështetje nga kryeministri Zoran Zaev që të jenë aktivë dhe të përforcohet bashkëpunimi, si me Qeverinë ashtu edhe me institucionet tjera shtetërore dhe me sektorin e interesuar privat në shtet.