Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri për Punë të Brendshëm, Oliver Spasovski, u takua sonte me Komisionarin evropian për Migracionin për Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i shoqëruar nga Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar.
Në takim u përshëndetën politikat e suksesshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë në forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit me BE-në në menaxhimin e migracionit të paligjshëm dhe reformat e bëra për siguri.
Është konstatuar se vendi ynë ka përmbushur standardet e kërkuara të BE-së dhe është rekomanduar që vendi të ruajë udhëheqjen në procesin e reformave. U përcoll mesazhi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbështetjen e Komisionit Evropian i cili konfirmoi që vendi ynë meriton hapjen e procesit të negociatave.
Në takim bashkërisht është konstatuar që integrimet evropiane janë të rëndësishme, si për stabilitetin e vendin tonë, ashtu edhe për rajonin.
“Punojmë në zbatimin e reformave dhe presim të vlerësohen rezultatet e arritura si në vend ashtu edhe në marrëdhënie të mira fqinjësore. Fillimi i negociatave i Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në do të mundësojë zgjerim të bashkëpunimit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit që do të jep rezultat në nivel rajonal”, tha Kryeministri Zaev.
Në takim, Kryetari i Qeverisë, Zaev, iu falënderua Komisionarit Evropian Avramopoulos, për mbështetjen e shprehur për përparimin dhe perspektivat integruese të RMV-së.
Komisionari Evropian Dimitiris Avramopoulos gjendet në Shkup në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e ministrave BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, organizuar nën mbikëqyrjen e kryesues së BE-së, Finlandës.