Takim i Kryeministrit Zaev me eurokomesaren për drejtësi Jourova: Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi rezultate të mira në luftën kundër korrupsionit, respektit ndaj punës së realizuar dhe porosisë që shteti lëviz në drejtimin e duhur

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i shoqëruar nga ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, sot u takua me eurokomesaren për drejtësi, konsumatorë dhe barazi gjinore, Vera Jourova, e shoqëruar nga ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar.

 

Në takim u shpreh respekt për arritjet e Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë në planin politik dhe në planin e reformave. U konstatua se Marrëveshja e Prespës është shembull pozitiv, i rrallë për krijimin e miqësive, përkundër politikave akoma ekzistuese të radikalizmit dhe nacionalizmit dhe që këtë e vlerëson edhe qëndrimi i ri i Komisionit Evropian. Mesazhi është që Republika e Maqedonisë së Veriut lëviz në drejtimin e duhur dhe që do të vazhdojë bashkëpunimi aktiv me KE-në.

 

Në takim vëmendje të veçantë iu përkushtua sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor. U vlerësua që vendi ynë tregoi rezultate të mira në luftën kundër korrupsionit. Bashkërisht u konkludua se ka nevojë për transformim të sistemit gjyqësor për efikasitet më të lartë të punës, në përputhje me standardet dhe vlerat evropiane.

 

“Dëshmuam luftë joselektive kundër krimit dhe korrupsionit. Kemi miratuar legjislacion në gjyqësi me konsensus dhe sipas standardeve evropiane. Por, nevojitet implementim më efikas i ligjeve, që do të sigurojë mundësi për konkurrencë, që tani nuk është rasti, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publik”, tha Kryeministri Zaev.

 

Në takim u konfirmua që nevojitet zgjidhje e qëndrueshme për prodhimin e kapaciteteve në gjyqësi, të arritur në mënyrë transparente dhe me profesionalizëm të lartë. Kryeministri Zaev tha se reformat, mes së cilave edhe në gjyqësi, janë të rëndësishme jo vetëm për integrimet evropiane, por edhe për ekonominë, e cila në vend shënon rritje.

 “Parametrat ekonomik janë në rritje. Vazhdojmë me reformat. Vazhdojmë me miqësitë. Na duhet inkurajim i forcave proevropiane në shoqëri. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut është mirë çdo gjë që ka të bëjë me perspektivat e hapura për eurointegrime”, tha Kryeministri Zaev, duke theksuar që kjo do të ketë impuls pozitiv edhe në rajon edhe në vendimet e qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, që ardhmërinë e tyre ta shohin në vendin e tyre.

 

Në takim u bisedua edhe për punën e re të Komisionit Evropian, prej ku ka lajmërim për fokus drejt një agjende pozitive, drejt çështjeve aktuale siç janë ndryshimet klimatike, transformimi digjital, strategjia për problemin me emigrantët, më tepër drejt një preventive, sesa drejt politikave reaktive. Është marrë vesh për bashkëpunim aktiv me eurokomesaren Jourova në pjesën e sundimit të së drejtës, mbrojtjes së demokracisë dhe zgjedhjeve, që është fushë e saj, veçanërisht që ajo në KE do të jetë kompetente për portofolin – vlerat evropiane dhe transparencën, që ka rëndësi të madhe edhe për qytetarët e RMV-së.