Kryeministri Zaev: Nga kompani në falimentin, ish-Feni, sot Euronikel Industri, duke falënderuar politikat e Qeverisë eksporton në vlerë prej 200 milion euro dhe ka paga për 30 % më të larta se mesatarja në shtet

Procedura e falimentimit në Feni, sot Euronikel Industri, jo vetëm që  është procedura më e  suksesshme në historinë tonë, me borxhe të pastruara  ndaj të gjithë kreditorët, veçanërisht edhe ndaj punonjësve, por sot është një kompani që me eksport prej 200.000.000 milion eurosh, kontribuon  me 1.8% në PBB-në të shtetit, dhe paguan pagë prej 30% më të larta se mesatarja e punonjësve të saj,” tha Kryetari i Qeverisë së  Republikës së Maqedonisë Veriut, Zoran Zaev, në përvjetorin e funksionimit të fabrikës nën udhëheqjen e pronarëve të rinj, kompania zvicerane GSOL.

 

“Me linjën e re të prodhimit, investim me vlerë prej 15 milion eurove  që po e lëshojmë sot në funksion, , Euronikel Industri nga Kavadari vitin e ardhshëm  planifikon të eksportojë feronikel me vlerë  prej 300 deri në 320 milion euro, që është e barabartë me 2.7% të pjesës së PBB-së, që është një arritje e jashtëzakonshme kur vlera vjetore e PBB-së tonë pritet të arrijë afër 4% ", tha Kryeministri Zaev në Kavadar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndoqi nga  afër procesin e falimentimit për arsye se kjo fabrikë është kyçe për këtë rajon pasi punëson 1.000 qytetarë tanë që kanë qe të ardhura të vetme i kanë  prej Euronikel Industri,”tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se kjo kompani është një shtyllë në krijimin e produktit të brendshëm bruto dhe është në një farë mënyre, motori i zhvillimit ekonomik.

 

“Sot Euronikel Industri është një prodhues i nikelit me cilësi të lartë, i cili ka pushtuar me sukses tregjet në Evropë, Azi dhe Amerikë. Këto janë tregjet ku eksportohet i gjithë prodhimi, duke e bërë kompaninë një nga eksportuesit më të mëdhenj nga Maqedonia e Veriut. Sot jam i lumtur që së bashku me investitorin GSOL ju kemi mbrojtur juve punëtorëve dhe vendet tuaja të punës, dhe fabrika ka vazhduar të punojë dhe të dërgojë mesazhe në të gjithë botën se vendi ynë është një destinacion tërheqës atraktiv për  investime”,  potencoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Dr. Koço Angjushev theksoi se investimi i fondit zviceran të investimeve GSOL në kompaninë Euronikel është veçanërisht i rëndësishëm për rajonin, për shtetin, por mbi të gjitha për punonjësit dhe familjet e tyre.

Ai rikujtoi se vetëm dy vjet më parë, për shkak të qasjes joserioze të menaxhmentit të mëparshëm dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë së mëparshme, ekzistonte një rrezik i madh që kjo fabrikë të ishte histori.

 

“Vetëm 2 vjet më parë kemi pasur një rast të pashpresë, i cili përfaqësonte  rrezik të kthehej në një krizë serioze në ekonominë e vendit, jo vetëm për të punësuarit dhe rajonin, por për të gjithë vendin, duke prekur sektorin bankar dhe të gjithë kreditorët e tjerë. Borxhet e kompanisë së atëhershme Feni Industri arritën  mbi 70 milion euro dhe kjo përfaqësonte një rrezik serioz që u shkaktua nga udhëheqja e  papërgjegjshëm e kompanisë  nga ana  menaxhmenti, por fatkeqësisht  edhe nga shteti atëherë. Unë mendoj se të gjitha institucionet në vend kanë reaguar ashtu si duhet, përfshirë të gjitha institucionet e kyçura  në  aksion  për rruajtjen e kësaj fabrike dhe sot ne jemi në këtë pikë ku jemi, duke folur për një fabrikë funksionale, fitimprurëse dhe fabrikë me një të ardhme. Me një qasje të përgjegjshme, para së gjithash, për kreditorët, gjykatën, menaxheri i falimentuar  dhe të gjitha institucionet e tjera të përfshira në këtë, unë mendoj se pika e sotme ka arritur në një pikë që unë mendoj se duhet të jetë një shembull i mirë. Me një qasje të përgjegjshme, para së gjithash, ndaj kreditorëve, gjykatës, menaxheri i falimentuar dhe të gjitha institucioneve të tjera të cilat ishin të  përfshira në këtë,vlerësoj se erdhi deri në pikën e sotme e cila mendoj duhet të jetë një shembull i mirë, që në vendin tonë, mund të bëhet falimentim pozitiv me riorganizim ku kreditorët do të jenë të 100 % të paguar”, nënvizoi zëvendëskryeministri Angjushev.