Drejtori i Drejtorisë për Politika Fqinjësore dhe Zgjerim, Kristijan Daniellson, sot përcolli përshëndetjet Komisionerit të ri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varheli, Kryeministrit Zoran Zaev, ku përcillet mesazhi, në harmonizim me Kryetaren Ursula Fon Der Lajen, që KE mbetet në mbështetjen e saj të pakushtëzuar për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u falënderua për përshëndetjen dhe mesazhet, si dhe theksoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar në vazhdimësi të reformave dhe përparimit në miratimin e standardeve të BE-së në të gjitha sferat, me vëmendje të veçantë në zbatimin e reformave gjyqësore dhe se pret plotësim të rekomandimit.
Në takim, ku mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar, Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave për fqinjësi të mirë dhe zbatimin e përcaktimeve nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe avancimin e marrëdhënieve ekonomike me të dyja vendet, si dhe me fqinjët e tjerë.
Temë e diskutimit me përfaqësuesit e BE-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ishte edhe nisma për avancimin e bashkëpunimit rajonal që e nxiti Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Edi Rama.
Në takim u inkurajua kjo nismë për shkak të faktit që ajo është në harmonizim me Procesin e Berlinit, dhe veçanërisht për shkak të insistimit që në të të jenë të kyçura të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.