Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e rregullt të 168-të, miratoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë, që të pranohet nisma për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 20/1993”, e dorëzuar nga deputetët Sashko Kostov dhe Dime Velkovski.
Ligji për falje ishte i ndryshuar dhe i plotësuar në vitin 2009, kur u tërhoq neni 11 i cili përmbante mundësinë për falje pa zbatimin e procedurës, thuhet në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas këtij mendimi, në mars të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e tërhoqi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje nga viti 2009, por me tërheqjen e Ligjit nga viti 2009, nuk kthehet në fuqi dispozita e nenit 11. Kjo do të thotë, që Presidenti i Republikës nuk kishte, dhe as që tanimë ka mundësi juridike të fal pa zbatimin e procedurës në bazë të këtij neni dhe sipas kësaj, të gjitha aktet për faljen e Presidentit të shtetit të bazuara në nenin 11 të Ligjit për falje të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr 20/1993”, janë të paligjshme dhe si të tilla të pavflevshme.