Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot realizoi takim me Kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo.
Në takimin me Kryeministrin e Kanadasë, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, u përshëndet anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë së Veriut në NATO, si rezultat i reformave të suksesshme të cilat erdhën me kthimin e demokracisë në vend dhe me përforcimin e proceseve integruese euro-atlantike.
Kryeministrat Zaev dhe Trudo gjatë bisedës në takim, e afirmuan përcaktimin e të dy vendeve për të ndërtuar marrëdhënie më të fuqishme miqësore, tani edhe si aleatë të Aleancës dhe potencuan se të dy do të zotohen për përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe promovimit të mundësive për investime të kompanive nga bashkësia e biznesit të Kanadasë në vendin tonë.