Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Vasko Gjurçinovski dhe ambasadoren e SHBA-ve, Kejt Bërns, realizuan takim me admiralin Xhejms Fogo, komandanti i Marinës Amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, që u mbajt në bartësin e aeroplanëve “Hari S. Truman”.
“Javën e kaluar në Londër, kuptuam se çdo të thotë të jesh pjesë e familjes së vendeve anëtare të NATO-s. Ishim krah për krah me liderët politik të Aleancës.
Me vizitën e bartësit të aeroplanëve “Hari S. Truman”, një nga përfaqësuesit më mbresëlënës të forcës dhe sistemit kompleks për detyre efikase operative për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë dhe me takimin me admiralin Xhejms Fogo, e kompletuam fotografinë për aleancën më të fuqishme ushtarake të sigurisë, në botë si dhe për përkatësinë e Maqedonisë së Veriut në sistemit më të fuqishëm të sigurisë kolektive, që siguron pothuajse 1 miliardë qytetarë nga bota demokratike. Vendet më të fuqishme të botës janë aleatët tanë, Maqedonia e Veriut është partner dhe aleat me të gjithë ata”, theksoi në deklaratën për opinionin Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë Zaev theksoi se takimi me Admiralin Fogo, në bartësin e aeroplanëve “Hari S. Truman” është sinjal i qartë për pjesëmarrjen aktive të vendit tonë në proceset globale të cilat sjellin paqe në botë, si dhe në proceset në të cilat bashkë me aleatët përballemi me të gjitha kërcënimet konvencionale dhe hibride për sigurinë.
“Po bëhemi anëtare e NATO-s në një moment të veçantë gjeostrategjik, një pikë veçanërisht e rëndësishme për zonën e ndikimit të Evropës Juglindore, në Pellgun e Detit të Zi dhe Detit Mesdhe nga i cili kontrollohen tre kontinente. Por mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, veçanërisht të SHBA-ve dhe anëtarëve të tjerë të aleancës së NATO-s, ka krijuar kushtet që ftesa për anëtarësim të mos vihet në dyshim. Ne jemi pjesë e mburojës së sigurisë së aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Maqedonia e Veriut është një faktor i stabilitetit në rajon, garantues i sigurisë. NATO është garancia më e fortë e stabilitetit, sigurisë, paprekshmërisë së kufijve dhe ruajtjes së integritetit tonë territorial. Siguria është bazë e çdo ekonomie - bazë për investime të huaja, paga më të larta, për vende pune të mira, për prosperitet ", tha Kryeministri Zaev, duke shtuar se garantimi i sigurisë dhe stabilitetit tonë duhet të jetë një shtysë për të gjithë faktorët në vend që të angazhohen për zbatimin e reformave, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera të përbashkëta nga vendet anëtare të NATO-s.
Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në deklaratën e saj për opinion tha se pjesëmarrja e delegacionit tonë në njërin bartës të aeroplanëve Truman, i cili është pjesë e flotës së NATO-s në Mesdhe, dëshmon rëndësinë e saj për vendin tonë.
"Dhe ai bartës i aeroplanëve Truman tani më është pjesë e mbrojtjes sonë. Edhe këta aeroplanë të bartësit, edhe këta që sot janë në bazë, janë pjesë e mbrojtjes sonë. Të gjithë ata, më shumë se 5,000 ushtarë të bartësit të aeroplanëve, janë pjesë e mbrojtjes sonë, ashtu siç kapacitetet tona janë pjesë e sistemit të NATO-s. Ne kemi luftuar për këtë, kemi punuar për këtë dhe vendi ynë ka investuar shumë ", tha ministrja Shekerinska, duke theksuar se çfarë do të thotë të jesh pjesë e aleancës më të madhe dhe më të fuqishme politike ushtarake.
“Tani është mundësia të korrni frytet e anëtarësimit në NATO, të kemi më shumë mundësi për investime vendase dhe të huaja, të krijojmë më shumë mundësi punësimi dhe paga më të larta dhe të tregojmë se vetëm një vend i sigurt krijon një të ardhme me prosperitet ", tha Shekerinska.
“Hari S.Truman” është një nga 10 bartësit e aeroplanëve të klasit Nimitz me një gjatësi prej 333 metrash dhe një ngarkesë prej 100,000 ton. Operojnë me energji bërthamore, zhvillojnë një shpejtësi maksimale prej 30 nyje nautike (56 km / orë), dhe një forcë maksimale prej 260,000 kuaj fuqi. Pasi që janë me energji bërthamore, ata mund të jenë aktiv në det për më shumë se 20 vjet para se të kenë nevojë për energji të re, dhe afati i shfrytëzimit të tyre është mbi 50 vjet.
Kjo gjeneratë e bartësve janë anijet më të mëdha ushtarake që kanë SHBA-të, dhe kur lundrojnë shoqërohen nga disa anije të tjera (Carrier Strike Group). Transportuesit e avionëve Nimitz janë të pajisura me pajisje teknologjike dhe armatim të zhvilluar (për përdorim mbrojtës dhe sulmues), dhe ekuipazh prej 6,250 ushtarëve, duke përfshirë edhe pilotët, ka aftësinë për të akomoduar 90 flutarak (aeroplanë dhe helikopterë), dhe një pistë prej 1.8 h.a.
Është transportuesi i parë i avionëve në botë që nisi dhe uli fluturaket ushtarake pa pilot (dromët ushtarak) në vitin 2012. Është lëshuar në përdorim në vitin 1998 dhe ka fituar 17 çmime.
Kryetari i Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, në bartësin e aeroplanëve “Hari S. Truman” ishin bashkë me Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov, dhe ministrit për Mbrojtje të Bullgarisë Krasimir Karakaçanov.
Deklaratë e Kryetarit të Qeverisë së RMV-së Zoran Zaev gjatë udhëtimit me admiralin në bartësin e aeroplanëve Hari S. Truman
Javën e kaluar në Londër, kuptuam se çdo të thotë të jesh pjesë e familjes së vendeve anëtare të NATO-s. Ishim krah për krah me liderët politik të Aleancës.
Sot jemi në vizitë të bartësit e aeroplanëve "Hari S. Truman, " një nga përfaqësuesit më mbresëlënës të forcës dhe sistemit kompleks për detyre efikase operative për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë.
Sot, Maqedonia e Veriut është pjesë e fuqisë ushtarake dhe politike të botës.
Me këtë takim me admiralin Xhejms Fogo, komandanti i Marinës Amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e kompletuam fotografinë për aleancën më të fuqishme ushtarake të sigurisë, në botë si dhe për përkatësinë e Maqedonisë së Veriut në sistemit më të fuqishëm të sigurisë kolektive, që siguron pothuajse 1 miliardë qytetarë nga bota demokratike.
Këtu jemi sepse vendet më të fuqishme të botës janë aleatët tanë, Maqedonia e Veriut është partner dhe aleat me të gjithë ata.
Kjo vizitë është një sinjal i qartë se pjesëmarrja aktive në proceset globale na jep një mundësi që edhe ne të sjellim paqe në botë, Këto janë procese në të cilat, së bashku me Aleatët, ne përballemi me të gjitha kërcënimet konvencionale dhe hibride për sigurinë dhe paqen në botë.
Po bëhemi anëtare e NATO-s në një moment të veçantë gjeostrategjik, një pikë veçanërisht e rëndësishme për zonën e ndikimit të Evropës Juglindore, në Pellgun e Detit të Zi dhe Detit Mesdhe nga i cili kontrollohen tre kontinente.
Por mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, veçanërisht të SHBA-ve dhe anëtarëve të tjerë të aleancës së NATO-s, ka krijuar kushtet që ftesa për anëtarësim të mos vihet në dyshim.
Ne jemi pjesë e mburojës së sigurisë së aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Maqedonia e Veriut është një faktor i stabilitetit në rajon, garantues i sigurisë.
NATO është garancia më e fortë e stabilitetit, sigurisë, paprekshmërisë së kufijve dhe ruajtjes së integritetit tonë territorial. Siguria është bazë e çdo ekonomie - bazë për investime të huaja, paga më të larta, për vende pune të mira, për prosperitet.
Është mirë që mbështetja e NATO-s për vendin tonë është e qëndrueshme dhe vazhdon të rritet. Edhe skeptikët më të mëdhenj filluan të tregojnë simpati për Aleancën. Kjo do të thotë që NATO bashkon.
Garanca e sigurisë dhe stabilitetit tonë për të cilën bindemi edhe këtu, në bartësin e aeroplanëve Hari Truman, le të jetë nxitës që të gjithë faktorët e vendit të angazhohen për reforma, demokraci, për sundimin e së drejtës dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Sot arritëm të shohim vetëm një pjesë të ekipit, të pajisjes dhe aeroplanëve qe janë në dispozicion të NATO-s.
Siç është ushtria jonë në dispozicion të plotë të 29 vendeve dhe popujve anëtarë të NATO-s, edhe kjo që pam sot këtu është në dispozicionin tonë dhe pjesë e kapaciteteve tona të reja.
Këtu gjithashtu kemi konfirmuar që ushtria jonë do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në operacionet paqësore të Aleancës në të gjithë botën. Ne mbetemi të përqëndruar dhe vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive për vlerat e përbashkëta nga vendet anëtare të NATO-s.