Nga mbledhja e 169-të e Qeverisë: Shfuqizohet Ligji për tregti në tregje të gjelbra; Propozim-ligji për shërbimin e lartë menaxhues shkon në Kuvend; Sallat sportive në Karposh, Kisella Vodë, Radovish dhe Kumanovë u kthehen komunave dhe qytetarëve

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi  Propozim-ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit  për tregti në tregjet e gjelbra. Nevoja për sjelljen e këtij ligj me të cilin pushon së zbatuari  Ligji për tregti në tregje të gjelbërta, është shkaktuar nga mosplotësimi i pritjeve të përcaktuara në dispozitat e Ligjit për tregti në tregje të gjelbra që kanë shkaktuar pasoja sociale, tatimore dhe fiskale për tregtarët në tregjet e gjelbërta. Si rezultat i reagimeve të qytetarëve  që në tregje bëjnë tregti  me pakicë, Qeveria miratoi një ligj të ri për të pushuar së zbatuari Ligji për tregjet e gjelbra.

Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës, Qeveria  miratoi tekstin e Propozim-ligjit për shërbim të lartë menaxhimi.

Qëllimi i ligjit është të vendoset shërbim i lartë menaxhimi  bazuar në parimin  profesional dhe të meritës, si një mekanizëm për përmirësimin e kapaciteteve organizative dhe përforcimin e menaxhimit të mirë në institucionet e sektorit publik, me të cilin njëkohësisht do të bëhet dallim midis personave të zgjedhur politik dhe personave të emëruar dhe administratës.

Propozim-ligji ka për qëllim profesionalizimin e shërbimit të lartë  menaxhues, si një nga parakushtet kryesore për avancimin e kapaciteteve organizative dhe  përforcimin e menaxhimit të mirë në  institucionet e sektorit publik.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Misionit reaktiv të UNESCO-s  nga viti 2017, vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (Krakov, 2017 dhe Baku, 2019), dhe konkluzat përkatëse të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për  gjendjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit dhe riafirmoi vendosmërinë e saj për të ruajtur statusin e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore botërore dhe natyrore të rajonit të Ohrit, në drejtim të përmisimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në rajon dhe afirmimin e sundimit të së drejtës.

Qeveria angazhoi Zyrën e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, në bashkëpunim me Komisionin nacional të UNESCO-s, të koordinojë punët dhe programin e Misionit reaktiv të UNESCO-s, të caktuar për në fund të janarit të vitit 2020, si dhe përpilimin  e raportit për avancimin, ndërsa të gjithë institucionet përkatëse shtetërore më së voni deri më 13 dhjetor të dorëzojnë deri te  Zyra e Kryetarit të Qeverisë informacione të përditësuara dhe gjithëpërfshirëse për nivelin e realizimit të rekomandimeve të UNESCO-s, të cilët do të jenë pjesë e raportit për progres i cili do të dorëzohet deri te UNESCO, më së voni deri më 31 janar të vitit 2020.

Në konkluzat e kësaj mbledhje  ngarkohet Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, në afat prej 10 ditësh ta publikojë procedurën për furnizim publik për përpilimin e analizës së propozimit për rutën alternative për hekurudhën përreth Korridorit 8,  që e propozoi Misioni reaktiv i UNESCO-s, në vitin 2017.

Në konkluzat e Qeverisë  për këtë çështje  eshtë edhe rekomandimin për komunat  Debërc, Ohër dhe Strugë që të intensifikohen proceset dhe aktivitetet për  përmbushjen e  rekomandimeve të UNESCO-s, dhe  pranimin e përfaqësuesve të UNESCO-s, si pjesë e Misionit reaktiv për vitin  2020.

Në këtë mbledhje, Qeveria solli vendim që sallat  sportive  Partizan dhe Rasadnik  t’u kthen Komunës  Karposh dhe Komunës Kisella Vodë, salla sportive në Radovish, si dhe salla sportive në Kumanovë dhe objekte të tjera sportive në këtë qytet, t’u kthehen Komunës  së Radovishit  dhe Komunës së Kumanovës.

Me këto vendime, sallat sportive  kthehen në zotërim dhe menaxhim të komunave dhe janë më afër qytetarëve dhe klubeve sportive në komunitetet lokale, me të cilat hapen  mundësi dhe potenciale për shfrytëzimin e tyre më të madh  dhe zhvillimin e sportit dhe kulturës fizike.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, zyrtarisht u konfirmua vendimi për dhënien e shfrytëzimit të përhershëm, sallës sportive të mirënjohur “Kale”, e cila pas shumë vitesh i kthehet Federatës së Basketbollit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për Plan Operativ për zbatimin e aksionit “Administrata pastron”  me oorganizatën qytetare “Mos u bë mbeturinë”  me 14 dhjetor. Qëllimi i këtij aksioni, përvec zëvendësimit të datës 2 janar që u shpall si ditë jo pune, është që të punësuarit në  administratën shtetërore të marrin pjesë në aksionin për pastrimin e ambientit jetësor në më shumë lokacione në Shkup dhe në më shumë qytete në vend.