Zaev para studentëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”: Siguria dhe stabiliteti i vendit me anëtarësimin e vendit në NATO janë bazë për rritje dhe zhvillim ekonomik shtesë

Në Fakultetin Filozofik në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” sot u mbajt tribuna e fundit e karvanit të NATO-s, ku debatuan Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shkup, Dirk Jan Kop.

 

Në debatin e frytshëm me studentët, Kryeministri Zaev dhe ambasadori Jan Kop u përqendrua në përfitimet e anëtarësimit tonë në NATO, si anëtare fuqiplotë në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë.

Kryeministri Zaev u fokusua në përfitimet ekonomike, rritja ekonomike varet kryesisht nga masa e madhe e aftësisë të vendit që të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, gjegjësisht siguri afatgjate dhe stabilitet politik.

 

“Siguria dhe stabiliteti i vendit janë bazë për zhvillim dhe rritje ekonomike. Kjo ndikon në përmirësimin e rejtingut kreditor të vendit dhe rritjen e investimeve vendore dhe të huaja, të cilat hapin vende të reja pune, rritje të eksportit dhe të tregtisë, si dhe rritje më të shpejtë ekonomike. Me këtë ekonomia jonë bëhet konkurrente në tregun evropian, i cili është partner më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe në të cilin numri më i madh janë anëtarë të NATO-s”, theksoi Zaev.

 

Në debat, Kryeministri Zaev tha se ka marrë garanci të fuqishme nga Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez se ratifikimi nga ana e tyre do të përfundojë së shpejti dhe me këtë do të zyrtarizohet anëtarësimi jonë i plotë.

 

Ambasadori Dirk Jan Kop u fokusua në përfitimet praktike dhe stabilitetin i cili del nga anëtarësimi. Mes të tjerash ai tha se për të është kënaqësi e veçantë të debatojë me studentët të cilët për 20 vite të udhëheqin Maqedoninë e Veriut si liderë dhe si vend anëtarë i BE-së.