Nga mbledhja e Qeverisë në Kumanovë: E zbatojmë projektin për menaxhim me mbeturinat në rajon, ndajmë para nga buxheti qendror për ndërrimin e sistemeve të ndotjes në objektet publike komunale

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev hapi punën e mbledhjes së 171-të të Qeverisë  e cila  sonte u mbajt në Kumanovë.

 

Në mbledhje,  si e treta nga një varg mbledhjesh  që mbahen një herë në muaj në dhjetë rajone të ndryshme të vendit, pika kryesore e rendit të ditës është - Informacioni mbi situatën dhe vizitat në komunat e Kumanovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Likovës, Rankovcit dhe Staro Nagoriçanit.

Sipas praktikës së zakonshme të këtyre mbledhjeve, morën pjesë kryetarët e këtyre komunave të cilët me pjesëmarrjen e tyre kontribuan në krijimin e politikave të ardhshme të Qeverisë dhe vendimeve për projektet që mund të zbatohen në bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe qendror, sipas informacionit të paraqitur nga kryetarët e komunave si interesi i qytetarëve për komunitetet e tyre.

Në emër të qëllimit të kësaj nisme, që Qeveria të jetë sa më afër qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale gjatë gjithë ditës, janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh në terren nga zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat dhe disa drejtorë publik të  Ndërmarrjeve  Publike dhe shoqërive aksionare në pronësi të Qeverisë.

Në fjalimin e tij hyrës në këtë  mbledhje, Kryeministri Zaev vuri në dukje se në agjendën e kësaj mbledhje kemi disa pika të cilat janë në interes të qytetarët dhe komunave të këtij rajoni.

 

"Për këtë mbledhje kemi disa sugjerime për marrjen e vendimeve për miratimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për komunat e Kumanovës, Qendrës, Çairit, Strumicës dhe Sveti Nikollës. Vendimi për miratimin e mjeteve  të Komunës së Kumanovës i referohet aktiviteteve që i ndërmarrim për të zvogëluar ndotjen e ajrit.  Ne planifikojmë të ndajmë 5.4 milion denarë për zëvendësimin e sistemeve ekzistuese për ngrohje të cilat ndotin ajrin në kopshtin "Pçelka", në Shkollën Fillore "Braqa Milladinovci" dhe në Qendrën Kulturore "Trajko Prokopiev", informoi  Zaev.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) paraqet informacion për sigurimin e fondeve për financimin e një rrugë të qasshme deri te stacioni i ringarkimit në Komunën e  Rankovcit. Kjo është  rruga që duhet të ndërtohet për zbatimin me sukses të projektit për të vendosur një sistem të vetë-qëndrueshëm  për menaxhim të integruar me mbeturinat nga rajoni Lindor dhe Verilindor.

“Shpenzimet  e përgjithshme  e zbatimit të këtij projekti është rreth 40,000,000 euro. Për realizimin e këtij projekti gjithëpërfshirës, i cili do të trajtojë në mënyrë të përhershme menaxhimin e mbeturinave për  rajoni Verilindor dhe Lindor, është e nevojshme të përmbushen obligime të caktuara nga ana e komunave dhe Ndërmarrjeve Publike Komunale  të të dy rajoneve, dhe kjo mbledhje është një mundësi e mirë  të  diskutojmë edhe për këto çështje," sugjeroi Kryeministri Zaev në mbledhjen ku morën pjesë kryetarët e komunave të Kumanovës, Kriva Pallankës, Kratovës, Likovës, Rankovcit dhe Staro Nagoriçanit.

Kryetarët e këtyre komunave u përfshinë në punën e mbledhjes me sugjerime për bashkëpunim më të mirë me Qeverinë qendrore dhe me propozime për projekte prioritare me interes për qytetarët në të gjithë rajonin.