Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para mbajtjes së mbledhjes së rregullt të 171-të të Qeverisë në Kumanovë, realizoi takim me përfaqësuesit e medieve.
Deklaratën për mediat para mbledhjes së Qeverisë në Kumanovë, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e komunave të këtij rajoni, nga komunat Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë, Lipkovë, Rankovc dhe Staro Nagoriçan, e përcjellim në tërësi:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sonte, mbledhjen e saj të rregullt të 171-të do ta mbajë këtu, në Kumanovë.
Kjo mbledhje e tretë, nga seria e mbledhjeve që kemi filluar dhe që do të mbahen një herë në muaj në periudhën e ardhshme, do të mbahen në dhjetë rajone të ndryshme të vendit.
Kemi filluar në Manastir, ishim në Tetovë dhe ja sonte jemi me Qeverinë në përbërje të plotë, në Kumanovë.
Më afër qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale dhe më afër nevojave të tyre, për të dëgjuar sugjerimet e tyre me qëllim që të përcaktojmë prioritetet e tyre në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje si të ftuar do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të këtij rajoni, nga komunat Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë, Lipkovë, Rankovc dhe Staro Nagorican.
Dëshirojmë që nga kryetarët e këtyre komunave të marrim informacione në mënyrë të drejtpërdrejtë në interes të qytetarëve. Nga këto informacione, nga ajo që qytetarët presin nga këto komuna dhe nga ky rajon, është të përcaktojmë politikat tona të ardhshme dhe vendimet për projekte të cilat komunat mund t’i realizojnë me mbështetjen e pushtetit qendror.
Gjatë ditës, mbledhjes i paraprinin më tepër aktivitete në teren të zëvendëskryetarëve të Qeverisë, të ministrave, të zëvendësministrave dhe të disa drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe shoqatave aksionare në pronësi të Qeverisë.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, inspektuan punimet e rehabilitimit të rrugës rajonale Kumanovë - Sv. Nikole.
Bëhet fjalë për një aks rrugor rajonal jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili do të sigurojë lidhje më të sigurt dhe më të efikase të rajonit verior dhe veri-lindor të vendit tonë me Sveti Nikolen, dhe më tej edhe me rajonet në Shtip dhe Strumicë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë që të promovojë pajisjet e reja në spital dhe të koordinojë aktivitetet e ardhshme për pajisje me vegla për shërbime shëndetësore bashkëkohore për qytetarët.
Ministri Filipçe u takua edhe me pensionistët me të cilët bisedoi për heqjen e kuotave për barërat për të marrë informacionin e parë, a i përmbush masa pritjet e qytetarëve.
Në kuadër të ngjarjeve në terren, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, vizitoi kompaninë e industrisë së mishit Niksi, si një nga shfrytëzuesit e programit IPARD. Qëllimi i tij ishte të inkurajojë të gjitha kompanitë e tjera të vogla dhe të mesme të vazhdojnë të aplikojnë për fondet IPARD.
Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut do të konfirmojë vendin e parë në rajon pas shfrytëzimit të këtyre fondeve për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale të Bashkimit Evropian.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, u takua me shfrytëzuesit e ndihmës sociale nga Kumanova dhe rajoni. Pension social përdorin mbi 4 mijë persona në vend.
Jemi kujdesur për 12 mijë punonjës të falimentuar, nga të cilët një numër i madh janë nga Kumanova. Të gjithë marrin mbi 8.000 denarë në muaj, deri në dalje në pension. Kemi korrigjuar padrejtësinë e përhershme ndaj bashkëqytetarëve tanë.