Zëri Zyrtar #1

Hap në shfletues   |   „Zëri zyrtar“ në maqedonise

Zëri Zyrtar #1 

Kolegë të nderuar,

Ky buletin është pjesë e strategjisë për komunikim të brendshëm në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Qëllimi kryesor i komunikimit të brendshëm është informimi i të punësuarve dhe angazhimi i tyre me qëllim të rritjes së rezultateve, motivimit dhe mirëqenies së tyre. 

Synimi jonë është që “Zëri zyrtar” të bëhet zëri autentik i nëpunësit.

Me respekt,
Sektori për marrdhënie me publikun i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Suksesi i çdo organizate është tek të punësuarit e saj. Kjo sidomos është e saktë për institucionet qeveritare sepse realizimi i politikave shtetërore varet shumë nga motivimi i nëpunësve publik, të cilët janë përgjegjës për arritjen e informacioneve dhe shërbimeve deri tek qytetarët.

Ne shërbejmë!

Të gjithë ne që jemi pjesë e sektorit publik, kemi obligim të komunikojmë hapur dhe të jemi njësoj pranë me të gjithë qytetarët. Shërbimi ynë duhet të jetë në kohë dhe me cilësi të barabartë për çdo njeri, për çdo komunitet. Ky komunikim i brendshëm le të jetë mundësi për motivim shtesë në sigurimin e interesit publik.

Kulturë më e mirë e punës!

Me zbatimin e këtij kanali të ri për komunikim të brendshëm dhe shkëmbim të brenshëm të informacioneve dhe njohurive, duam të përmirësojmë kulturën e punës në administratën publike. Është e rëndësishme të arrijmë mjedis të përbashkët ku secili nëpunës i njeh dhe i ndan vlerat e përcaktuara, i kupton politikat dhe me përkushtim punon për misionin e përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë, maksimalisht do t’i shfrytëzojmë kapacitetet tona, me qëllim që më mirë t’u shërbejmë qytetarëve.

Komunikimi i hapur do të sjellë sinqeritet, kritikë, lëvdatë dhe përmirësim të punës tonë. Këto vegla të reja të komunikimit janë mundësi e re që të njihen nëpunësi dhe përgjegjësi, të rritet besimi mes të punësuarve dhe të krijojmë ide të reja për socializim me qytetarët dhe mes të punësuarve.

Më në fund, zëri i nëpunësit është shumë i rëndësishëm, ky zë mundet dhe duhet të ndikojë mbi politikat.

Ju dëshiroj mirëseardhje në “Zërin zyrtar”.


Zoran Zaev,
Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kohën e komunikimit  dixhital, të shpejtë dhe të sofistikuar, sidomos është e rëndësishme të dimë si t’i mbrojmë pajisjet me të cilat komunikojmë, e me këtë të mbrojmë edhe veten nga mashtrimet elektronike, sulmet apo manipulimet. Ndiqni rekomandimet në vijim që të jeni të sigurtë gjatë komunikimit dixhital:

1. Vendosni fjalëkalim për mbylljen dhe hapjen e kompjuterit/ laptopit/ telefonit tuaj dhe shkyçeni çdoherë kur largoheni nga pajisja.

Për mbylljen e kompjuterit, shtypni njëkohësisht WIN+L. Fjalëkalimi në kompjuterin tuaj Windows mund të rregullohet në Settings > Accounts > Sign-in options > Password.

 

2. Ndërroni fjalëkalimet e profileve tuaja dhe postës elektronike në çdo gjashtë muaj.

Fjalëkalimet duhet të përmbajnë shkronja të vogla dhe të mëdha, numra dhe të paktën një simbol të veçantë (@#$%^&*). Ndryshoni tani fjalëkalimin Tuaj sipas udhëzimeve të dhëna.

 

3. Vizitoni vetëm ueb faqe të sigurta dhe të mbrojtura.

Ueb faqet e mbrojtura lehtësisht mund t’i njihni sepse kanë „https://“ para emrit të domain-it dhe ikonë me formë dryni në këndin e djathtë të shiritit të navigacionit.

 

4. Aktivizoni mbrojtje të dyfishtë (2-factor-authentication) në të gjitha profilet tuaja.

Për Google vizitoni  këtë ueb faqe [myaccount.google.com/security] dhe shtypni „2-step verification“.

 

5. Keni kujdes nga online mashtrimet.

Mashtrimet zakonisht fshihen në postën elektronike, sidomos kur ju kërkohet që të shtypni ndonjë link, të  vendosni fjalëkalimin apo kartelën tuaj kreditore.

 

6. Asnjëherë mos jepni informacione të besueshme në posta elektronike që nuk i keni të njohura.

Çdoherë sigurohuni me kë komunikoni para se ta lëshoni mesazhin Tuaj elektronik.

 

7. Kujdes me përdorimin e kartelave kreditore në internet.

Çdoherë përdorni shërbime që janë të njohura, hulumtoni mirë para se të shkruani të dhënat e kartelës Tuaj kreditore.

 

Nëse vëreni diçka të pazakontë dhe të dyshimtë, paraqiteni tek përgjegjësi Juaj dhe në sektorin e IT-së në institucionin Tuaj, ndërsa nëse ka nevojë edhe në Sektorin për krim kompjuteristik dhe forenzikë dixhitale në MPB apo për raste urgjente në cybercrime@moi.gov.mk.

Në numrin e parë të “Zërit zyrtar”  kemi nderin pak më mirë të njihemi me kolegen tonë, Mitra Spasovskën. Z-nj Mitra është Këshilltare shtetërore për koordinim dhe organizim të seancave të Qeverisë, tashmë 40 vite me përkushtim punon në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është bashkëshorte, nënë e dy djemve dhe gjyshe e tre nipërve, për të cilët thotë që janë hobi i saj- “Me ta e kaloj çdo çast të lirë”, me buzëqeshje na tregoi z-nj Mitra. E falënderojmë që me gjithë zell pranoi t’a bëj këtë intervistë.

Përse u bëtë pjesë e ekipit të institucioneve shtetërore, çfarë ju motivoi? Si filluat dhe si u zhvillua karriera Juaj? 


Pas diplomimit në Fakultetin ekonomik në Shkup në vitin 1980, u punësova në Këshillin e atëhershëm ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë, si praktikante. Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më sot kam kaluar nëpër të gjitha nivelet e karrierës, si nëpunëse shtetërore gjegjësisht administrative, dhe sot jam këshilltare shtetërore, përgjegjëse për organizimin e seancave të Qeverisë. Të jesh pjesë e ekipit të këtij institucioni për mua çdoherë ka qenë sfidë dhe nder, por dhe kënaqësi e madhe, ky ishte motivi thelbësor që të bëhem pjesë e ekipit të këtij institucioni shtetëror dhe tërë karrierën t’a kaloj si profesioniste.

Çfarë është ajo që e bën punën Tuaj të jetë kënaqësi dhe sa është kjo e rëndësishme?


Natyra e punës time është që nga njëra anë të punoj me zyrtarë të lartë ndërsa nga ana tjetër të bashkëpunoj me të gjithë nëpunësit shtetërorë dhe publik në vend, të cilët shpesh më drejtohen për ndihmë dhe informacione, por pjesa më e madhe e tyre asnjëherë nuk më kanë parë, por më njohin për nga zëri. Kjo për mua nuk është vetëm obligim, por edhe kënaqësi sepse ndjej që me këtë u jap ndihmë dhe mbështetje të madhe, që jep rezultate të mëdha. Ndihmë të madhe kam nga ekipi i bashkëpunëtorëve të cilëve çdo ditë ua tregoj praktikat dhe përvojat e mia të mira, dhe për kënaqësinë time të madhe, ata për çdo ditë janë më të përgatitur që t’u përgjigjen detyrave të dhëna. Me profesionalizmin dhe qasjen time për komunikim, çdoherë ka qenë kënaqësia ime të kontribuoj në zgjidhjen e shumë sfidave në punë. Këtë e kam arritur përmes zbatimit të leksionit të mësuar që çdoherë patjetër duhet të kujdesemi që gjërat të përfundohen derisa të arrihet qëllimi përfundimtar. Asnjëherë nuk duhet të thuhet që deri këtu është kompetenca dhe obligimi im dhe se pas kësaj nuk më intereson se çfarë do të ndodhë. Këtë do të doja si përvojë t’a zbatojnë gjeneratat e reja që vijnë.

Na tregoni një ditë të zakonshme të punës Suaj?


Përgatitjet për ditën e ardhshme të punës fillojnë në orët e mbrëmjes së një dite më parë kur i lexoj materialet e seancave. Në vendin e punës paraqitem në orën 8:00, edhe atëherë kur kemi punuar deri në të gdhirë. Shpesh, nëse kemi punë urgjente, qysh kur jam rrugës për në punë, u paraqitem punonjësve t’ua përcjelli detyrat urgjente, me qëllim që sa të arrijnë në vendin e punës menjëherë të fillojnë me aktivitetet e nevojshme. Më pas vijojnë aktivitetet e mia të rregullta siç është kontrolli i postës së rregullt dhe aktet e përgatitura që janë mjaft të vëllimshme, u paraqitem të gjithëve përmes telefonit ose në mënyrë elektronike dhe u jap drejtime konkrete. Më pas, së bashku me bashkëpunëtorët marr pjesë në seancat e komisioneve dhe Qeverisë, me përfundimin e të cilave fillon puna jonë në përgatitjen e konkluzave dhe akteve tjera, si dhe miratimin dhe dorëzimin e tyre deri tek palët e interesuara.

Na e prezantoni ekipin tuaj? Si reflektohet puna ekipore gjatë procesit të punës?


Kam një ekip solid të bashkëpunëtorëve të cilët më ndihmojnë tejmase gjatë punës. Ata kryesisht janë të rinj, të pagatitur për punë dhe përgjegjës gjatë kryerjes së detyrave të punës, të cilët e ndjekin shembullin tim. Puna ekipore është thelbësore për sukses gjatë punës. Zbatimi i kësaj praktike është detyra më e vështirë e çdo udhëheqësi. Ndarjet në çfarëdo baze negativisht ndikojnë në punën ekipore. Eliminimi i tyre kërkon shumë aftësi nga udhëheqësi. Unë këtë e menaxhoj me sukses dhe për këtë dëshmojnë rezultatet.
 

Çfarë dëshironi të përmirësoni në punën Tuaj dhe si i menaxhoni sfidat në punën Tuaj? 


Çdo herë angazhohem që të gjithë të punësuarit në këtë sektor të mendojnë se si ta përmirësojmë procesin e punës. Çdoherë e kam vlerësuar dhënien e ideve të reja. Drejtimet kryesore në përmirësimin e punës vlerësoj se duhet të jenë të prira drejt përmirësimit të mbështetjes sistematike, forcimin e punës ekipore, përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës. Për mua nuk ka problem gjatë punës i cili nuk mund të tejkalohet. Sekreti i suksesit tim për gjetjen e përgjigjeve ndaj pyetjeve më të komplikuara janë: qetësia, korrektësia dhe çiltërsia, të plotësuara me përvojë shumëvjeçare.

5 gjëra për të cilat e doni punën Tuaj?


  1. Nderi dhe kënaqësia të punosh në një institucion të rëndësishëm shtetëror;

  2. Arritja e rezultateve të dukshme e të dobishme për gjithë vendin;

  3. Mundësia për bashkëpunim me të gjithë sektorin publik;

  4. Mundësi për përsosmëri profesionale dhe karrierë; dhe 

  5. Ndërtimin e imazhit në shoqëri. 

Të nderuar kolegë,
Qëllimi kryesor iQeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është të punojë në shërbim të qytetarëve.

Ju si përfaqësues të institucioneve duhet të keni njohuri për vizionin, qëllimet dhe prioritetet e Qeverisë dhe institucioneve tjera, që të mund të kontribuoni për realizimin e të njëjtave. Me këtë do të mund së bashku e me krenari t’i bëjmë ballë njërës nga sfidave më të mëdha – qytetarë të kënaqur dhe kthim të besimit në institucione. 

Komunikimi i  brendshëm është i rëndësishëm për këmbimin e informatave mes anëtarëve të një organizate ose institucioni me qëllim që të krijohet mjedis transparent dhe efektiv i punës..
 
Në pajtim me konceptin QEVERI E HAPUR – të fshehtën e bëmë publike dhe mundësuam qasje më të lehtë deri tek informatat. Për çdo ditë publikohen një sërë informacionesh në faqet e internetit të institucioneve, ndërsa ju duhet të jeni të informuar për gjithçka që është në interes të qytetarëve. 
 
Buletini i komunikimit të brendshëm do t’ju mundësojë informim të saktë dhe në kohë për temat që janë në interesin tuaj me qëllim që më mirë t’a kryeni punën tuaj. Njëkohësisht do të mund të kundërshtoni dezinformatat dhe lajmet e rreme të cilat gjithnjë e më shumë e kontaminojnë internetin dhe hapësirën mediale. Masat e sigurisë nga Plani aksionar për luftën kundër dezinformatave dhe sulmeve ndaj demokracisë do t’ju ndihmojnë të mbroheni dhe të ballafaqoheni me rreziqet nga kjo keqbërje moderne.  
 
Ashtu si puna ekipore kontribuon në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të punës, komunikimi i brendshëm e i përbashkët kontribuon në njohjen me arritjet, sfidat dhe qëllimet, dhe ngritjen e nivelit të kulturës në punë. Pa dallim të funksionit, të gjithë ne jemi të përkushtuar ndaj nevojave të qytetarëve.
 
Për fund, dua të gjithëve t’u falënderoj për punën dhe t’ju inkurajoj të përkushtoheni në ndërtimin e shoqërisë së lirë dhe demokratike, me institucione të hapura në shërbim të qytetarëve.  
 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë të barabartë kujdeset për të gjihtë të punësuarit e saj, andaj presim propozime për temat në interesin tuaj për buletinin e radhës.

 


Robert Popovski,
Ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie

Zëri Zyrtar – Pyetësor

Ju lutemi t’ju përgjigjeni pyetjeve vijuese që mund t’i hasni më poshtë në pyetësor. Ky pyetësor është anonim. Përgjigja juaj do të na ndihmojë në zhvillimin e komunikimeve të brendshme.

Pyetësor
Website
Facebook
Instagram
Twitter
Flickr
YouTube
Email
Ky buletin është pjesë e strategjisë së komunikimit të brendshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. I njëjti është i përpunuar në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ekipit për komunikim të qeverisë britanike.