Zaev: Kemi treg të liberalizuar me rrymë më të lirë për qytetarët nga kapacitetet tona të cilët në mënyrë shtesë sjellin edhe përfitime

Çdokush që pretendon se tregu i rrymës nuk është liberalizuar, gabon.

Tregu është i hapur për të gjithë, por kompanitë të cilat do të duan të hyjnë në tregun tonë do të duhet të ofrojnë rrymë më të shtrenjtë, për shkak se ne kemi çmimin më të ulët të rrymës në Evropë nga kapacitetet tona, nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistën për emisionin “Magazina ekonomike” në TV Alsat.

 

“Nga një kompani me humbje, tani EMV është një kompani fitimprurëse, ndërsa kemi çmimin më të lirë të rrymës në Evropë. ESM ka 80 milionë euro në xhirollogarinë si fitim, pa 11 milionë euro të cilat u takojnë qytetarëve si kursim nga tarifa e lirë.  Kjo mundëson që EMV të investojë 30 milionë euro në filtrat për pastrimin e gazrave shkarkuese në REK, në mekanizmin e ri prej 19 milionë euro, 10 milionë në invertorë...Këto janë realizime serioze dhe jo rastësisht jemi shpallur kampion të energjetikës”, theksoi Kryeministri Zaev

 

Kjo qasje modeste, tha Zaev në emisionin “Magazina ekonomike” në TV Alsat, do të vazhdojë edhe në realizimin e hidrocentralit Çebren.

 

“E përfunduam procesin administrativ për përgatitje të partneritetit publik-privat për ndërtimin dhe për menaxhimin me hidrocentralin Çebren. Vlera e projektit është nga 500 deri në 800 milionë euro. Me kapacitet prej 420 megavat, Çebren do të jetë një balancues serioz rajonal me furnizimin energjetik jo vetëm të vendit tonë. Vendosëm për partneritet publik-privat për realizimin e kësaj mega lidhje, sepse po të hyjë vetëm shteti, do të tërheq një  kredit të ri. Besojmë se nuk kemi nevojë për këtë dhe se me partnerin privat do të sigurohet rrumbullakimi i konstruktit financiar”, theksoi Kryeministri Zaev në emisionin “Magazina ekonomik” në TV Alsat.