Zaev: Bashkë me fabrikën e parë e cila filloi prodhimin provë, kompania amerikane DURA do të ndërtojë edhe dy fabrika dhe do të punësojë 1000 qytetarë tanë

Si kurorë e politikave tona të suksesshme ekonomike, do t’ju kumtojmë një lajm jashtëzakonisht të mirë: Një nga kompanitë më të fuqishme në industrinë automobilistike, kompania DURA Automotiv Sistems solli vendim të fillojë dy investime të reja në vendin tonë, dhe me këtë vetëm kjo kompani, e cila tani më ka një fabrikë në ZZHIT 2 Bunarxhik, në vendin tonë do të ketë totalisht tre kapacitete moderne në të cilat me teknologjinë më të re do të prodhojnë komponentë për kompanitë më të mëdha botërore automobilistike, kumtoi Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev,në konferencën për shtyp në të cilën foli edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për resorë ekonomikë, Koço Angjushev dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Aleksandar Mlladenovski,

 

DURA Automotiv Sistems është njëra nga kompanitë botërore udhëheqëse nga sektori automobilistik me përvoje prej më shumë se 100 vite dhe i shërben prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në tregun e Amerikës Veriore dhe tregun Aziatik dhe Evropian. Selia e kompanisë është në Miçigen, në SHBA dhe ka 9.400 punëtorë në 33 fabrika dhe 12 qendra inxhinierie në 12 vende në botë.

“Xhiroja e përgjithshme e kompanisë DURA në vitin 2019 ishte 1,4 miliardë dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut është vendi i 13 në të cilin kompania ndërton tre fabrika. Projekti i dyte investues në vendin tonë do ta realizojë DURA Automotiv Strakçërs. Fabrika në ZZHIT Shkup 2 do të prodhojë një tip të ri të kornizave të aluminit për bateri të litiumit me kapacitet të madh për automjetet elektrike. Fabrika do të prodhojë komponente për klasën Premium të prodhuesve të automjeteve. Cikli pesëvjeçar investues (2019-2023) është vlerësuar në më tepër se 48 milionë euro dhe do të hap 780 vende pune”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Ai informoi se fabrika e tretë DURA Automotiv Ekstruzhëns do të prodhojë profile të lehta ultra automobilistike për sistemet e baterive të DUA për automjetet elektrike. Cikli investues (2019-2023) u vlerësua në më tepër se 20 milionë euro dhe do të hap 200 vende pune.

 

“Bashkë me fabrikën e parë, e cila siç thash, tani më ka filluar prodhimin e parë provë në fabrikën në zonën Bunarxhik, tre fabrikat e DURA Automotiv Sistems do të punësojnë rreth 1000 qytetar. Të gjithë do të punojnë me sisteme më bashkëkohore të fabrikave dhe do të ndjekin trajnime, do të fitojnë aftësi për të marrë pjesë në procese të larta teknologjike. Ata do të bëhen pjesë e botës globale të DURA Automotiv Sistems”, theksoi Kryeministri Zaev, në konferencën për shtyp në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

 

Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për resorë ekonomikë, Koço Angjushev  u fokusua në mbajtjen e trendit për tërheqjen e investimeve të huaja nga industritë e larta teknologjike që orientojnë vendin të njihet si destinacion i cili siguron kushte për investime të cilat janë konkurruese në tregun botëror, ndërsa për fuqinë e punës siguron vende pune me paga të larta.

 

“Dura është kompani e cila është në portofolin e Patriarh Partners, i cili në mënyrë të kombinuar kanë mbi 8 miliardë dollarë qarkullim në nivel botëror.  Në mbledhjen me udhëheqësit i bindëm të vizitojnë RMV-në dhe pas ardhjes së tyre ata ndryshuan vendimin, dhe në vend të Çekisë këto dy fabrika do të ndërtohen në vendin tonë. Këto dy fabrika janë me zhvillim të lartë teknologjik në botën e industrisë. Bëhet fjalë për fabrika të cilat janë me kapital intensiv, dhe jo me punë intensive. Pikërisht ashtu siç na nevojiten, që inxhinierët tanë të rinj, ekspertët dhe kuadrot profesionale ti mbajmë në vend, sepse këtë nuk mund ta bëjmë me paga të ulëta, do ta bëjmë me paga të larta, pikërisht të tilla si këto investime kapitale mund tu ofrojnë të punësuarve”, theksoi Angjushev.

 

Zëvendëskryeministri Angjushev, publikoi vendimin e kompanisë kanadeze Magna që të investojë në vendin tonë, ndërsa investimet e përgjithshme në këto tri fabrika, dy të kompanisë Dura dhe ajo e kompanisë Magna, duhet të tejkalojnë 100 milionë euro dhe të hapin rreth 2000 vende të punës. Në mënyrë shtesë, zëvendëskryeministri paralajmëroi investim të madh dhe ndërtim të dy elektranëve fotovoltaike me fuqi instaluese prej 50 megavat, të cilat do të ndërtohen mbi minierën Osllomej. Me këtë ky kombinat energjetik, i cili momentalisht është monument energjetik, do të jetë shembull i vërtetë i tranzicionit energjetik, gjegjësisht kalim nga prodhimtaria ndotëse në energji elektrike drejt energjisë ekologjike dhe burimeve të ripërtërishme.

 

Drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Aleksandar Mlladenovski, theksoi se vendimi për dy investimet të reja të DURA Automotiv Sistem nga SHBA-të, është miratuar pasi që paraprakisht kompania si destinacion për fabrikat e reja zgjodhi tjetër vend, anëtare të BE-së, por gjithsesi ka vendosur që kapacitetet e saja në Evropë ti hap në Maqedoninë e Veriut, gjë që konfirmoi avantazhet krahasuese të vendit tonë për tërheqjen investimeve të huaja.

 

Për dy vite e gjysmë, kjo Qeveri kontraktoi 24 investime të reja të huaja në vendin tonë. Nëse tani kemi gjithsej 34 kompani në zonat industriale, dallimi në favor të kësaj Qeveria për aktivitetet në këtë plan është i dukshëm. Në mandatin e deritanishëm të kësaj Qeverie, 12 fabrika tani më janë të lëshuara për punë.

 

Këto janë pothuajse rezultate dyfish më të mëdha, në krahasim me periudhat e njëjta nga viti 2013 deri në vitin 2015 dhe nga viti 2015 deri në qershor të vitit 2017.