Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e parë të rregullt në përmbajtjen e re, me propozim të Kryeministrit, Oliver Spasovski, i cili kryesoi me mbledhjen, solli vendim për emërimin e zëvendëskryetarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska u emërua zëvendëskryetare e Qeverisë. Si zëvendëskryetare e ngarkuar për Çështje Ekonomike u emërua Milla Carovska. Si zëvendëskryetar i cili do të jetë i ngarkuar për Çështje Evropiane u emërua Bujar Osmani, ndërsa Sadulla Duraku, ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive u emërua zëvendëskryetar.
Në mbledhjen e sotme u caktuan edhe portofolat e ministrave pa resor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ministri Robert Popovski u ngarkua për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Edmond Ademi është ministër i ngarkuar për Diasporën, Muzafer Bajram është ministër i ngarkuar për implementimin e Strategjisë për Përmirësimin e Gjendjes së Romëve, Zorica Apostollska është ministre pa resor e ngarkuar për Investime të Huaja, Bardhyl Dauti është ministër pa resor i ngarkuar për Investime të Huaja, Elvin Hasan është ministër pa resor i ngarkuar për Investime të Huaja dhe Hisen Xhemaili është ministër pa resor i angazhuar për rregulloren e përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore.
Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u emërua Dragi Rashkovski, ndërsa, Tahir Hani, zëvendës i tij.
Me propozim të Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në këtë mbledhje janë emëruar edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve themelore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për kryetare të Komisionit për sistem ekonomik dhe politikë vijuese ekonomike u emërua Milla Carovska, për kryetare të Komisionit për sistem politik – Radmilla Shekerinska, ndërsa për kryetar të Komisionit për burime njerëzore dhe zhvillim të qëndrueshëm, Bujar Osmani.