Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, dërgoi urim deri z.z. Stefan, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkopisë së Ohrit, deri te përfaqësuesit e Sinodit të KOM-AO dhe deri te të gjithë njerëzit në shtetin tonë, të cilët festojnë festat e mëdha ortodokse Buzmin dhe Linda e Krishtit – Krishtlindjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të tij.
“Uroj festat e mëdha Buzmin dhe Lindjen e Krishtit – Krishtlindje, Juve, përfaqësueseve të Sinodit të KOM-AO dhe të gjithë qytetarëve në shtetin tonë, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim.
Ditët e mëdha festive siç janë Buzmi dhe Lindja e Krishtit – Krishtlindja, janë fuqi e madhe shpirtërore për çdo njeri, ti sheh sërish vlerat të cilat sjellin mirëqenie, siç janë ndershmëria, dashuria, kujdesi për njëri tjetrit dhe të ambientojë veprimin të tij në bashkësi, në emër të këtyre vlerave.
Krishti ka lënë dritë të përjetshme te njerëzimi, vetëm gëzimi i përbashkët është gëzim, dhe vetëm fati i përbashkët është fat, dhe se asnjëherë dhe për asgjë, njeriu nuk duhet të heq dorë nga një e mirë e madhe, përkundrazi duhet ta mbajë me vete si nder dhe të përgjigjet me ndershmëri në këtë obligim njerëzor të shenjtë.
Të vazhdojmë rrugën drejt paqes dhe qetësisë, drejt sigurisë dhe mirëqenies, duke vazhduar të kultivojmë unitetin, respektin, miqësitë, dashurinë e pastër dhe të sinqertë.
Ju uroj ditë festive të lumtura në mesin e më të dashurve tuaj.
Krishti u ngjall!”, është potencuar në urimin nga Kryeministri Spasovski deri te z. z. Stefan, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Maqedonase.