Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të dytë me më tepër pika në rend të ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet Propozim – programi për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020.
Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen dhe do të parashtrohen për miratim puna e më shumë ndërmarrjeve publike, agjencive dhe shoqatave aksionare në pronësi shtetërore.
Me propozim të Ministrisë së Financave sot do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare, në procedurë të shkurtuar, ndërsa Ministra e Ekonomisë në këtë mbledhje i propozon pikat
- Propozim-programi për mbrojtjen e konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë për vitin 2020
- Propozim-programin për zhvillimin e turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Në mbledhjen e dytë të Qeverisë do të shqyrtohet edhe Programi vjetor për financimin dhe përpunimin e planeve urbanistike, planet rregullatorë të planeve të përgjithshme urbanistike, dokumentacion i planifikimit dhe dokumentacioni urbanistik i projektit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje të dytë do të shpalos edhe Propozim-programin nacional vjetor për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, ndërsa me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të shqyrtohet edhe informacioni për nevojën e implementimit të analizës funksionale në institucionet e sektorit publik.
Mbledhja e dytë e rregullt e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 12:00, me të cilën do të udhëheq Kryeministri Oliver Spasovski.