Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, mbajti takim me ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Kristijan Timonie.
Janë dërguar urime deri te Kryeministri Spasovski për emërimin në këtë post.
Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut arriti shumë në plan brendshëm dhe ndërkombëtar dhe se po lëviz në drejtim të duhur lidhur me integrimet. Gjithashtu u dha shpresë se qeveria kalimtare do të fokusohet të sigurojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, si dhe pritje se proceset reformuese do të vazhdojnë me një tempo aktive, si kontribut për zhvillimin pozitiv të proceseve.
“Qeveria do të punojë në mënyrë dinamike. Jemi të përkushtuar që avancimi të vazhdojë në të gjitha segmentet e mundshme. Përcaktimi ynë janë institucionet funksionale, në mënyrë aktive të kyçura në proceset reformuese, në interes të të gjithë qytetarëve dhe proceseve integruese të shtetit. Dëshmuam se marrëveshja respektohet, qeveria kalimtare u formua në pajtim me marrëveshjen politike, si dhe kushtet ligjore dhe kushtetuese, pa probleme dhe kjo është dëshmi se sistemi ynë politik dhe institucional funksionon mirë. Do të vazhdojmë me politikat e dialogut që kontribuojnë për një klimë të mirë në vend.
Interesat e përgjithshme shtetërore duhet të jenë në plan të parë te të gjithë subjektet politike. Viti 2020 është vit i rëndësishëm për qytetarët e shtetit tonë, për shkak të realizimit të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, por gjithashtu të rëndësishme për ne janë edhe integrimet evropiane. Presim që në vitin 2020 do ta bëjmë më të mirën për miqësinë mes dy shteteve tona dhe se ajo do të funksionojë në nivel të lartë”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim, bashkërisht u tha se funksionimi i së drejtës, drejtësia të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë, të mos ketë vjetërsim të rasteve. Kryeministri Spasovski e theksoi përcaktimin për inkurajimin e Këshillit Gjyqësor dhe institucioneve tjera kompetente të kontribuojnë për një sistem gjyqësor funksional. Në takim u dha pëlqim që Ligji për prokurori publike ka rëndësi të madhe në reformat gjyqësore.
Në takimin mes Kryeministrit Spasovski dhe ambasadorit Timonie u diskutua edhe për mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës.