Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e tretë të rregullt të saj konfirmoi tekstin e ri të Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare dhe solli vendim që propozim ligjin ta dorëzojë për miratim në Kuvend.
Me Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë financiare rregullohet klasifikimi i vendeve të punës në Drejtorinë e Policisë Financiare, procedura për punësim dhe procedura për seleksionim për krijimin e marrëdhënies së punës, si dhe të drejtat dhe obligimet e tjera të të punësuarve, gjegjësisht personave të autorizuar të policisë financiare. Me dispozitat e reja të propozuara për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për polici financiare përforcohen kapacitetet e Drejtorisë së Policisë Financiare në pajtim me Planin 3-6-9 të Qeverisë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i cili parashikon përforcimin e Policisë Financiare dhe formimin e kornizës ndërinstitucionale me një kornizë të përforcuar për zbatimin e hetimit dhe konfiskimit të pronës në bazë post-sistematike dhe funksionale.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Programin për mbrojtje të konsumatorëve të ndjeshëm të energjisë për vitin 2020, e cila i përcakton konsumatorët të cilët bëjnë pjesë në këtë kategori. Programi i vërteton edhe masat për mbrojtje që ndërmerren, masat për kursim të energjisë elektrike dhe efikasitetit energjetik, mënyrat për realizimin e masave, masat që i ndërmarrin operatorët e sistemeve për distribuim të energjisë, masat që i ndërmarrin furnitorët me obligimin për sigurimin e shërbimeve publike, përkatësisht shërbim universal në furnizimin me energji, si dhe mjetet e nevojshme dhe burime për financim.
Qeveria miratoi tekstin përfundimtar të Propozim- Ligjin për interes publik në kulturë, i cili pasi të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të mundësojë financim më transparent dhe llogaridhënës të programeve të institucioneve nacionale në kulturë dhe projekteve të subjekteve të tjera në kulturë.
Me Propozim-ligjin për interes publik në kulturë propozohen ndryshime në mënyrën e deritanishme të publikimit të konkurseve vjetore për financimin e interesit publik në kulturë, procedurën dhe kriteret e vendosjes për konkurset, si dhe vendosjen e formave të tjera për mbështetjen të aktiviteteve kulturore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare.
Me këtë propozim –ligj paralajmërohet zgjidhje e çështjeve që statusi i të punësuarave në kulturë të jetë në harmonizim me Ligjin e nëpunësve shtetërorë dhe Ligjin e të punësuarve në sektorin publik, si një nga angazhimet kyçe të përcaktuara në Strategjinë Nacionale për zhvillimin e kulturës.
Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën lidhur me procedurën për nominimin e lokalitetit Lumi i Thellë në Parkun Nacional Mavrovë në Listën preliminare të UNESKO-s.
Lokaliteti Lumi i Thellë si pjesë e Parkut Nacional Mavrovë ka vlera të jashtëzakonshme natyrore të prezantuara përmes llojllojshmërisë së madhe biologjike dhe të peizazhit. Një nga karakteristikat themelore të këtij lokaliteti është pylli i vjetër (i virgjër) i ahut (Fagus sylvatica) që shtrihet në luginën Lumi i Thellë në masivin malor Korab, me pothuajse kurrfarë intervenimi njerëzor në 100 vitet e fundit. Lokaliteti Lumi i Thellë karakterizohet me llojllojshmëri të madhe biologjike llojeve të shumta endemike të bimëve dhe të kafshëve që ndodhet në zonën për mbrojtje të rreptë të Parkut Nacional Mavrovë dhe në të janë të lejuara vetëm aktivitete shkencore-hulumtuese.
Në këtë mbledhje Qeveria dha pëlqimin që Ministra e Shëndetësisë të inciojë procedurë për furnizim me pajisje mjekësore – angiografi për nevojat e IPSH – Instituti Universitar për Radiologji,Shkup në vlerë totale prej 60.000.000.00, mjete të planifikuara në programet e përfshira në pjesën e zhvillimit të buxhetit për vitin 2020, 2021 dhe 2022.
Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale t’u ndajë ndihmë financiare dhe ndihmë tjetër familjeve shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga zjarri në Shuto Orizarë më 10 janar. Në këtë mbledhje iu rekomandua Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale t’i shqyrtojnë mundësitë për sigurimin e vendstrehimit familjeve të përfshira nga zjarri.