Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski priti në takim Komisarin evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhei, i cili sot qëndron për vizitë njëditore në vendin tonë, i shoqëruar nga delegacioni i Drejtorisë për Politikë Evropiane Fqinjësore dhe Zgjerim të BE-së në Komisionin Evropian.
Kryeministri Spasovski në shoqërim të delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut priti delegacionin nga Brukseli, pas së cilës Kryetari i Qeverisë, Spasovski dhe Komisari evropian Varheji zhvilluan takim tet a tet.
Sipas axhendës së vizitës së punës të Komisarit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varhei, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takim dypalësh i dy delegacioneve me pjesëmarrjen e Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski, zëvendëskryetarit të Qeverisë së RMV-së, të ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryetares së Qeverisë së RMV-së, të ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomikë, Milla Carovska, ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministrit të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev dhe ministrit pa portofol, të ngarkuar për diasporë, Edmond Ademi.