Takim i Kryeministrit Spasovski me ambasadorin e Shqipërisë Reka: Angazhime për zhvillim ekonomik të mëtutjeshëm, marrëdhënie të mira fqinjësore, NATO dhe BE perspektiva e shteteve dhe rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Fatos Rekën, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në shtetin tonë.

 

Në takim u shpreh përcaktim i përbashkët për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira miqësore mes të dyja shteteve, si kontribut dhe drejtë zhvillimit të mirë rajonal dhe në pjesën e vlerave evropiane.
 

“Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetin tonë dhe në rajon, në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore si me Republikën e Shqipërisë ashtu edhe me të gjithë fqinjët tjerë, në zhvillimin e konceptit Një shoqëri për të gjithë me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta të qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike, në reformat, në zhvillimin e ekonomisë dhe NATO dhe BE integrimeve, të cilat për ne nuk kanë alternativë”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Në takim u konstatua përmirësim në marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në fushat e rëndësishme për qytetarët, siç janë angazhimet për lëvizje më të shpejtë të njerëzve, mallrave, shërbimeve më efikase të vendkalimeve kufitare dhe intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik.

 

Bashkërisht u konstatua që është e domosdoshme, paralelisht me angazhimet dhe pritshmëritë e secilit shtet për hapërim në eurointegrimet, të vazhdojë edhe bashkëpunimi rajonal ekonomik që është në interes të drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve në rajon.

 

Gjithashtu u vlerësua  se politika e dyerve të hapura të NATO-s është kontribut drejtë stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
 

Në takim, Kryeministri Spasovski shprehu gatishmëri për mbështetjen plotësuese të Shqipërisë në menaxhimin me pasojat nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Durrës.

Ambasadori Reka shfaqi falënderim për reagimin e shpejtë të vendit tonë në dërgimin e njerëzve dhe ndihmës materiale, menjëherë pas tërmetit në Shqipëri dhe përcolli ftesën e Kryeministrit Edi Rama për konferencën e organizuar të donatorëve nga ana e Komisionit Evropian në Bruksel më 17 shkurt të vitit 2020 me qëllim, që sa më shpejtë të tejkalohen pasojat nga tërmeti.