Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski u takua me ambasadoren e Republikës së Malit të Zi në shtetin tonë, Marija Petroviq.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve, për të cilat u vlerësua se janë duke u zhvilluar mirë si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.
Janë përcjellë urimet e Kryeministrit malazez, Dushko Markoviq, deri tek Kryeministri Spasovski pas marrjes së detyrës, me pritje se gjatë kohës së kësaj Qeverie, do të ndodhin anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe hapi i merituar në euro-integrimet, pas gjithë asaj që shteti arriti gjatë dy viteve e gjysmë të fundit.
Në takim, u vlerësua se periudha deri në zgjedhjet në muajin prill është e rëndësishme dhe e përgjegjshme dhe të gjithë palët e interesit politik duhet të kontribuojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm euro-atlantik të vendit, përmes kontributit në proceset e reformave dhe organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.
Kryeministri Spasovski iu falënderua Kryeministrit Markoviq dhe Malit të Zi për mbështetjen në procesin e integrimit në NATO dhe konstatoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Malit të Zi si anëtarë të barabartë të NATO-s, do të kenë mundësi edhe për avancim më të madh në marrdhëninet në mes të shteteve, në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Kjo është një periudhë e rëndësishme kur presim hapa përpara drejt dy qëllimeve strategjike të shtetit tonë, sic është anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO dhe përparimi në euro-integrimet dhe ne si Qeveri bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të vazhdojnë reformat dhe avancimi, në interes të këtyre aspiratave. Kjo për qytetarët dhe për shtetin do të thotë ekonomi dhe standard më i mirë i jetesës”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim bashkërisht është konstatuar se ekzistojn kushte për bashkëpunim më të madh ekonomik, në të cilën do të përkushtohen shtetet në të ardhmen.
Pas shprehjes së mirënjohjes për përkrahjen e vendit tonë në proceset demokratike në Mal të Zi, bashkërisht është vlerësuar se të dyja shtetet zhvillohen në mënyrë demokratike dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë njëri tjetrin, në frymën e vlerave evropiane dhe në zhvillimin e evropian të shoqërive.