Kryeministri Spasovski në Akademinë Përkujtimore për Holokaustin: Asnjëherë të mos harrohet gjenocidi ndaj popullit hebrenj dhe nëpërmjet arsimit të transmetohet dhe të ruhet kujtimi i mijëra viktimave

Në akademinë përkujtimore ku përveç Kryeministrit Spasovski në delegacionin qeveritar morën pjesë edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, zëvendësministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski, dhe zëvendës ministrja shtesë për Punë dhe Politikë Sociale, Sanela Shkrijelj.

 

 

Kryeministri Spasovski theksoi se Holokausti është krimi më i madh në historinë bashkëkohore të njerëzimit kur në llogoret e vdekjes, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, u vranë mbi 6 milionë Hebrenj dhe përkujtoi 7.144 Hebrenjtë nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi të cilët në mars e në prill të vitit 1943 u depërtuan dhe u vranë në llogoret e vdekjes në Treblink, që paraqet tragjedi thellë të rrënjosur në memorjen kolektive të popullit tonë.

“Qeveria e RMV-së, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e Hebrenjve  në Maqedoninë e Veriut dhe Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve Maqedonas, me përkushtim punojmë në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me Holokaustin e në veçanti edukimin si bazë e rruajtjes së memorjes historike kolektive të së keqes dhe për përkujtimin e përhershëm dhe respektit ndaj viktimave”,  theksoi Kryeministri Spasovski dhe shtoi se është obligimi i jonë që me të gjitha forcat të luftojmë kundër anti-semitizmit dhe të gjitha formave të tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Kryeministri Spasovski theksoi se rezultatet që Republika e Maqedonisë  së Veriut i realizon në planin  përkujtimit, edukimit dhe hulumtimit të Holokaustit së fundmi ishin të vlerësuar në korniza ndërkombëtare.

Ai informoi se në mbledhjet  plenare të Aleancës Ndërkombëtare të përkujtimit e Holokaustit - IHRA, të mbajtura në dhjetorin e kaluar në Luksemburg, u soll një vendim unanim që të pranohet vendi ynë si anëtar shoqërues, që paraqet një fazë kalimtare drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë ndërkombëtare.

 

"Ishim ndër vendet e para që miratuam definicionin  e punës së Aleancës Ndërkombëtare për përkujtimin e holokaustit - IHRA për antisemitizëm, dhe ne plan është  të miratojmë definicionin e punës  dhe interpretimit jo të saktë  të Holokaustit, si dhe  përkthimin  në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe të rekomandimeve më të reja të IHRA për ligjërimin dhe mësimin e Holokaustit”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin kur shënohen tre data domethënëse - 75 vjet nga çlirimi i kampit Aushvic-Birkenau, 20 vjet nga miratimi i Deklaratës nga Forumi i Stokholmit dhe 15 vjet nga miratimi i rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me të cilën 27 janari është përcaktuar si dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit- Kryeministri Spasovski  konfirmoi se përcaktim i përhershëm është që asnjëherë  të mos harrohen viktimave dhe nëpërmjet arsimit të gjeneratave të reja të përcillet dhe të ruhet kujtimi për ta.

 

 

Në Akademinë Përkujtimore përveç Kryeministrit Spasovski, fjalë rasti patën Kryetari  i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Ljupco Kocarev, Kryetarja  e Komunitetit Hebre në Republikën e Maqedonisë  së Veriut, Berta Romano-Nikoliç, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë,Kristin Forsgren Bengston dhe Ambasadori i Republikës së Polonisë në vendin tonë, Vojçek Tuçinski, ndërsa në rolin e moderatorit ishte Jovan Tegovski, koordinator nacional dhe shef i delegacionit maqedonas në IHRA.

 

 

Folësit njëzëri theksuan se Holokausti është faqja më e errët në historin e Evropës dhe se kujtimi për viktimat asnjëherë nuk duhet të zbehet. Njëherit ata theksuan se lufta kundër anti-semitizmit, ksenofobisë dhe të gjitha formave të tolerancës dhe urrejtjes nuk guxon të ndalet.
 

Ngjarja e  cila është  organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme do të pasurohet edhe me hapjen e ekspozitës të pllakateve me temë  “Përkujtimi i holokaustit – asnjëherë dhe askujt të mos i përsëritet” përpunuar nga studentë të dizajnit grafik nga fakultet kompetent të shtetit tonë. Ekspozita zyrtarisht u hap nga ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallovej në sallonin ekspozues ASHAM dhe do të jetë e hapur për vizitor në periudhë 1 javore. Ideja që ngjarja përkujtimore të pasurohet me ekspozitë të tillë është me qëllim të dhënies së mundësisë që kreativiteti i studentëve të vihet në rolin e promovuesit dhe ruajtësit të përkujtimit për Holokaustin dhe viktimave të tij, duke përfshirë 7.144 Hebrenj nga vendi jonë.