Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, realizoi takim pune me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Në mbledhjen, në të cilën mori pjesë kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha dhe anëtarët e udhëheqjes më të ngushtë, u konstatua se vazhdon komunikimi i shkëlqyeshëm mes Qeverisë dhe komunitetit të biznesit.
Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria mbetet e hapur për propozimet e komunitetit të biznesit dhe do ta vazhdojë dialogun lidhur me çështjet që janë në interes të drejtpërdrejtë të tyre.
Në të njëjtën kohë, Kryeministri Spasovski theksoi se përkundër procesit zgjedhor, Qeveria funksionon me kapacitet të plotë dhe siguron vazhdimësi në politikat ekonomike.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore shfaqën interes për më shumë fusha dhe posaçërisht ndanë çështjet e infrastrukturës që kanë të bëjnë me zonën e Vizbegut dhe drejtimin Shkup – Bllacë.
Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve infrastrukturore dhe se janë tejkaluar një pjesë e problemeve me të cilat Qeveria është përballur më herët
Në takim u konfirmua se zona në Vizbeg dhe rruga Shkup-Bllacë kanë rëndësi domethënëse ekonomike për komunitetin e biznesit dhe për qytetarët.