Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dërgoi telegram ngushëllimi familjes së Bllagoja Georgievski Bushtur, i cili humbi jetën në një aksident tragjik komunikacioni.
„Me humbjen e të madhit të basketbollit maqedonas dhe të ish Jugosllavisë, mbetet zbrazëtirë e madhe, pasi që u nda nga jeta një sportist dhe një person i cili ishte shembull dhe inspirim për sportistët e rinj dhe zhvillimin e sportit në vendin tonë”, i shkruan Kryeministri Spasovski familjes Georgievski.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, thekson se asgjë nuk do të mund të zëvendësojë humbjen e tij, por do të mbeten çmimet më të mëdha evropiane, botërore dhe olimpike me të cilat Bllagoja Georgievski Bushtur ishte i shpërblyer për arritjet më të mëdha në basketboll. Bllagoja Georgievski Bushtur me pjesëmarrjen e tij entuziaste dha kontribut të madh edhe në punën e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë dhe Komitetit Olimpik të Maqedonisë.
“Asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen me të cilën jeni përballur. Në këto momente zie, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni të shpreh ngushëllimin tim për humbjen e madhe të familjes suaj dhe t’ju mbështes në këto momente të vështira”, thuhet në telegramin dërguar familjes së Bllagoja Georgievski Bushtur nga Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.