Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, zëvendësministrin e Drejtësisë, Oliver Ristovski, zëvendësministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski, zëvendësministren plotësuese të MSHIA, Nevenla Stamenkovska Stojkovski, realizuan takim me përfaqësuesit e KSHZ-së, kryetarin e KSHZ-së Oliver Derkoski, nënkryetaren e KSHZ-së Ditmire Shehu, anëtarët e KSHZ-së; Janaqe Vitanovski, Radica Risteska, Boris Kondarko, Elizabeta Postollovska, Enver Salihi dhe sekretarin e përgjithshëm të KSHZ-së Dobre Jançev, me temë organizimin dhe realizimin e drejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në këtë takim u shpreh përcaktimi i përbashkët i për organizimin dhe realizimin e drejtë të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.
“Gjatë cikleve zgjedhore paraprake dëshmuam që si shtet mund të organizojmë dhe të realizojmë zgjedhje të drejta. Të vazhdojmë këtë trend pozitiv edhe në këto zgjedhje, në emër të ardhmërisë demokratike dhe integruese të vendit tonë”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim u bisedua për aktivitetet që merren në pjesën e evidentimit të drejtë të personave me të drejtë vote, si dhe për nevojat materiale teknike, hapësinore dhe kadrovike të KSHZ-së, me qëllim të realizimit të suksesshëm të zgjedhjeve.
Në këtë drejtim u sollën disa përfundime: së pari KSHZ të dërgojë deri te Qeveria kërkesë për nevojat materiale-teknike për zgjedhjet, KSHZ të dërgojë njoftim për nevojën për trajnimet e nevojshme të anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore dhe Njësive Zgjedhore, me qëllim të organizimit të tyre dhe u ra dakord për një takim të përbashkët të Kryeministrit Spasovski, të përfaqësuesve të qeverisë dhe përfaqësuesve të KSHZ-së me përfaqësuesit e BNJVL-së, me qëllim të sigurimit të hapësirave të duhura dhe kushteve tjera që qytetarët të mund të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votë.
Ky është takimi i parë në temë zgjedhje, organizuar me iniciativë të Kryeministrit Oliver Spasovski me institucionet kompetente për realizimin e procesit zgjedhor që vijon.