Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, vizitoi kapacitetet prodhuese të kompanisë amerikane “DURA Automotiv Sistems”, e cila veçse filloi prodhimin në fabrikën e saj të parë dhe fillon punët për ndërtimin e dy fabrikave të reja.
Gjatë vizitës në “DURA Automotiv Sistems”, Kryeministri Spasovski theksoi se bëhet fjalë për një nga kompanitë më të fuqishme në industrinë e automobilave me mbi 30 fabrika dhe qendra inxhinierike në 12 shtete në botë dhe me kënaqësi konstaton se mu Maqedonia e Veriut është vendi i 13 ku kjo kompani ndërton tre fabrika.
Kryeministri Spasovski theksoi se kompania në fabrikën e parë me teknologji më të re, tani më prodhon komponentë për kompanitë e automobilave udhëheqëse në botë, ndërsa me fabrikën e dytë do të prodhojë korniza nga alumini për bateri nga litiumi me kapacitet të madh për automjete elektrike, ndërsa në të tretën do të prodhojë profile ultra të lehta nga alumini për automjete elektrike.
“Tre fabrikat e “DURA Automotiv Sistems” do të punësojnë rreth 1.000 bashkqytetarë tanë. Ata do të punojnë në sisteme më bashkëkohore të fabrikës dhe do të hasen me trajnime dhe aftësi për të marrë pjesë në procese të larta teknologjike. Për tu përmendur është edhe qëllimi i kompanisë, që për mbështetjen e fabrikave të saj të ndërtojë edhe Qendër për hulumtim dhe zhvillim, e cila do të punësojë inxhinierë me përvojë dhe kualifikime të larta, duke përfshirë edhe inxhinierë për dizajn kompjuterik, ekspertë për makineri, inxhinierë elektrik dhe mekanik, si dhe do të bëjë trajnimin e të punësuarve “, theksoi Kryeministri Spasovski gjatë vizitës në shoqëri të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministres për Investime të Huaja, Zorica Apostollska, drejtorit të Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, Aleksandar Mlladenovski, drejtori i kompanisë “DURA Automotiv”, Majk Beket dhe ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Kejt Mari Bërns.
Kryeministri Spasovski nënvizoi se kjo Qeveri për dy vite e gjysmë lidhi 24 marrëveshje të reja me investues së huaj në vendin tonë dhe kjo është pothuajse dyfish më shumë në krahasim me periudhat e njëjta nga viti 2013 deri në vitin 2015, dhe nga viti 2015 deri në qershor të vitit 2017.
Njëkohësisht Kryeministri Spasovski informoi se nëpërmjet politikave ekonomike të Qeverisë janë hapur afër 60 mijë vende pune për vetëm nëntë tremujorë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa papunësia në tremujorin e tretë të vitit 2019 është ulur për 17.1 %.
“Kjo është kthesë serioze. Këto rezultate janë vetëm pjesë e tregimit të suksesshëm, në të cilin vetëm për dy vitet e fundit qytetarët filluan ti ndjejnë përfitimet si rrjedhojë e politikave të mira dhe përgjegjëse ekonomike”, theksoi Kryetari i Qeverisë Spasovski.
Kryeministri Spasovski tha se Qeveria mbetet e përqendruar në politikat të cilat e ndihmojnë biznesin dhe qytetarët dhe se këto bashkë me anëtarësimin në NATO do të sjellin edhe më tepër investime të huaja.
Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili theksoi se mbështetja e biznesit vendor dhe investitorëve të huaj tregon rezultate të dukshme nëpërmjet numrit gjithnjë e më të madh të investimeve të huaja në vendin tonë, por edhe nëpërmjet rritjes së numrit të të punësuarve në industri.
“Një nga qëllimet strategjike të kësaj Qeverie janë zhvillimi i ekonomisë, rritja e prodhimtarisë, punësimet dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve. Mu ky investim i “DURA Automotiv” është edhe një shembull për suksesin e politikave tona ekonomike, sepse kjo është edhe një kompani e cila ndjeu përfitimet nga Plani për rritje ekonomike”, theksoi ministri Bekteshi.
Drejtorit i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, Aleksandar Mlladenovski,theksoi se për rëndësinë e tanimë tre investimeve të “DURA Automotiv” në Republikën e Maqedonisë së Veriut flet edhe fakti që personalisht njerëzit e parë të kompanisë u angazhuan që bisedimet të realizohen me dinamikë të përshpejtuar.
“Menaxhmenti i DURA Automotiv njohu mbështetjen e Qeverisë dhe prezantimet serioze të kushteve dhe përfitimeve që i sigurojmë në zonat për të gjithë investitorët e huaj në pajtim me Ligjin për TIRZ dhe Ligjin për mbështetje financiare të investimeve”m theksoi drejtori Mlladenovski.
Në fjalimin e tij drejtori i kompanisë “DURA Automotiv”, Majk Beket, theksoi se kapacitetet prodhuese në vendin tonë do të integrojnë teknologji të lartë dhe inovative.
“Ekipi udhëheqës i DURA Automotiv vlerëson bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi nga Qeveria e RMV-së. Mbështetja e tyre e fuqishme i mundësoi ekipit tonë për veprime evropiane, që në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë të kalojë në finalizimin e qëllimit strategjik në punën tonë”, theksoi drejtori Beket.