Spasovski: Vendosim trende botërore dhe evropiane në veprimtarinë e energjisë elektrike, liberalizojmë dhe zhvillojmë tregun e energjisë elektrike

Me dy projektet kapitale të MEPSO-s – largpërçuesi i ri 400 kv që do t’i lidhë sistemet e transmetimit elektrik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe stacioni i ri transformatorësh 400/100 kv në afërsi të Ohrit, në vlerë prej 35 milionë eurosh, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të vihet në funksion të plotë korridori  elektroenergjetik lindje-perëndim, që do të thotë kalim i energjisë elektrike nga Bullgaria, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë deri në Itali, tha Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në fjalimin e tij në ngjarjen, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve të SHA MEPSO me “Energoinvest” nga Republika e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe me “Konçar” nga Republika e Kroacisë, për realizimin e këtyre projekteve.

Kjo do të thotë, tha Kryeministri Spasovski, se sistemet transmetuese të energjisë elektrike në këto vendeve  miqësore do të jenë lidhura dhe do të jenë në gjendje të plotësohen me njëra tjetrën çdo herë kur të ketë nevojë.

“Në tërë këtë proces MEPSO është kryesori për infrastrukturën e duhur energjetike për të siguruar furnizim cilësor dhe të pandërprerë të energjisë elektrike në ekonomi, që është një nga parakushtet më të rëndësishme për rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e e Republikës së Maqedonisë. Pa investuar në sektorin e energjetik nuk mund të flasim për rritje dhe zhvillim. Pa u investuar në modernizimin e rrjetit të energjisë elektrike, nuk mund të flitet për një shtet të prosperuar, për sistem që krijon kushte të barabarta për të gjithë", tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Spasovski.

Spasovski theksoi se Qeveria ka dhënë, jep dhe do të vazhdojë të japë mbështetje të pakufizuar MEPSO-s për rritjen e kapacitetit transmetues të rrjetit, modernizimin e termocentraleve dhe ndërtimin e objekteve të reja në rrjetin e transmisionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë cikël të investimeve me të cilin modernizohet rrejti i transmetimit të MEPSO-s, do të përforcohet pozita e kësaj kompanie, e cila edhe tani është shtyllë e sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së veriut në kuptimin e energjisë elektrike. Investojmë në rrjet. Vendosim standarde evropiane dhe botërore në veprimtarinë energjetike, liberalizojmë dhe e zhvillojmë tregun e energjisë elektrike”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Në ngjarjen me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve të SHA MEPSO-s me “Energoinvest” nga Republika e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe me “Konçar” nga Republika e Kroacisë për realizimin e këtyre projekteve, u theksua  se me këto investime rritet niveli i stabilitetit të sistemeve të energjisë elektrike  për produktivitet më të mirë, që është në interes të investitorëve të vendit dhe të huaj, të cilët kanë kontribuar në rritjen e ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, ai është partner i fuqishëm me sistemet fqinje të energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë, edhe nëpërmjet MEPSO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është e lidhur me rajonin, por edhe me tërë Evropën.

“Ky investim është mesazh deri te të gjithë investitorët e vendit dhe të huaj, të tanishëm dhe të ardhshëm, se krijojmë kushte të shkëlqyera për punë dhe konfirmim për atë që të gjitha nevojat për energji elektrike do të përmbushen.

Shteti ynë ka rol kyç në lidhjen rajonale të energjisë elektrike dhe prej këtu ky investim është i një rëndësie të madhe jo vetëm për ne, por edhe për rajonin në tërësi”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet SHA MEPSO-s dhe “Energoinvest” nga Republika e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe me “Konçar”, nga Republika e Kroacisë.

“Marrëveshjet për realizimin e dy projekteve kapitale shumë të rëndësishme janë realizimi i përcaktimeve strategjike të MEPSO-s, si sistem operator nacional i transmetimit të energjisë elektrike”, tha drejtoresha e përgjithshme e shoqatës aksionare, Eva Shukleva. 

“Detyra jonë është shumë e përgjegjshme dhe në të njëjtën kohë fisnike. Në vazhdimësi të sigurojmë një sistem të besueshëm dhe stabile, një ekuilibër midis konsumit të energjisë elektrike dhe prodhimit në çdo kohë. Dhe atë ta lidhim me operatorët e sistemit fqinj. Lidhja rajonale e sistemeve të transmetimit të energjisë është një interes strategjik afatgjatë për secilin shtet. Lidhjet me fqinjët nënkuptojnë bazë stabile – të energjisë elektrike për çdo ekonomi të prosperuar. Puna jonë është pikërisht kjo”, tha drejtoresha e përgjithshme e SHA MEPSO-s, Eva Shukleva.

Në përfundimin e ngjarjes me fjalë mbështetëse dhe falënderimi u drejtuan edhe drejtori i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shkup, Andi Aranitasi, si dhe përfaqësuesit e kompanive “"Energoinvest" nga Republika e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe "Konçar" nga Republika e Kroacisë.

 

 

Në vazhdim të kësaj kumtese Ju përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Spasovski:

E nderuar zëvendëskryetare e Qeverisë e ngarkuar për koordinim me resorët ekonomik, Milla Carovska,

I nderuar ministër për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski,

E nderuar drejtoreshë e përgjithshme e MEPSO-s, Eva Shukleva,

I nderuar drejtor i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shkup, Andi Aranitasi,

Të nderuar përfaqësues të kompanive “Energoinvest” nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe “Konçar” nga Republika e Kroacisë,

Të nderuar mysafirë,

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kam kënaqësinë që Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot është nikoqire e kësaj ngjarje të rëndësishme në të cilën nënshkruhen marrëveshjet e SHA MEPSO me “Energoinvest” nga Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe me “Konçar” nga Republika e Kroacisë.

Këto kompani janë zgjedhur si ofruesit më të volitshëm për ndërtimin e dy projekteve kapitale të MEPSO-s – largpërçues të ri 400 kilovatësh, i cili do të lidh sistemet elektropërçuese të RMV_së dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe stacionin transformues të ri 400/100 kilovatësh në afërsi të Ohrit.

MEPSO në vazhdimësi investon në rrjetin përçues dhe e përmirëson sistemit. Në këto dy projekte do të investojë 35 milionë euro, ndërsa tani më ka hapur projekte investuese në modernizimin e trafostacioneve dhe ndërtimin e largpërçuesve të rinj 110 kilovatësh me vlerë mbi 30 milionë euro.

Këto projekte të rëndësishme kapitale të cilat i realizojmë nga BERZH, mundësojnë lidhje energjetike mes RMV-së Shqipërisë. Kur të përfundojë lidhja me Shqipërinë, në funksion të plotë do të vihet korridori elektroenergjetik lindje-perëndim, që do të thotë transit i rrymës nga Bullgaria, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për në Itali.

Kjo do të thotë se sistemet përçuese elektroenergjetike të këtyre vendeve mike do të lidhen dhe do të kenë mundësi të plotësohen njëra me tjetrën sipas nevojës.

Në tërë këtë proces, MEPSO është lidhësja kyçe sepse i lidh prodhuesit, konsumuesit dhe sistemet shpërndarëse, ndërsa njëkohësisht shkëmben energjinë elektrike me sistemet e shteteve fqinje.

Infrastruktura energjetike siguron furnizimin cilësor dhe papengesë të ekonomisë me energji elektrike, e cila është një nga parakushtet kyçe për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të RMV-së. 

Pa investime në sektorin energjetik nuk mund të flasim për rritje dhe zhvillim. Pa investim në modernizimin e rrjetit elektronik, nuk mund të flasim për shtet me prosperitet, për sistem i cili mundëson kushte të barabarta për të gjithë.

Prandaj Qeveria ka dhënë, jep dhe do të vazhdojë të mbështesë pa rezervë MEPSO-n për rritjen e kapacitetit përçues të rrjetit, për modernizim e bazave elektroenergjetike dhe për ndërtimin e objekteve të reja në rrjetin përçues të RMV-së.

Elektroenergjetika është bazë e ekonomisë për arsye se energjia është shtylla kryesore në të cilën është e vendosur çdo shoqëri, ndërsa avancimi dhe përsosmëria e saj teknologjike ka rëndësi të madhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Të gjitha investimet që bëhen dhe planifikohen në këtë sektor janë dëshmi që shoqëria ka perspektivë të ndritshme.

 Investojmë në rrjet. Sjellim trende Evropiane dhe botërore në veprimtarinë elektroenergjetike, liberalizuam dhe zhvilluam tregun e energjisë elektrike.

Rrisim shkallën e besueshmërisë së punës së sistemeve elektroenergjetike që të përmirësojmë prodhimtarinë, të tërheqim më shumë investuitorl, si vendas ashtu edhe të huaj, me qëllim që të risim konkurrencën për një jetë më cilësore dhe më të mirë.

Prandaj mendoj se ky cikël investues me të cilin modernizohet rrjeti përçues i MEPSO-s, do të përforcojë pozitën e kësaj kompanie, e cila edhe tani është shtyllë e sovranitetit të RMV-së në kuptim energjik.

Njëkohësisht është edhe partner me sistemet fqinje elektroenergjetike edhe në këtë mënyrë, edhe nëpërmjet MEPSO-s, RMV-ja është e lidhur me rajonin, por edhe me gjithë Evropën.