Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe ministrja pa resor e obliguar për Investime të Huaja, Zorica Apostollska së bashku me kryetarin e Ohrit, Konstatin Georgievsk, drejtorin e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjoko Tanasoski, në kuadër zë aktiviteteve në teren si pjesë e agjendës së mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vizituan Shkritoren LTH, kompani me kapital slloven e cila merret me shkrirjen dhe përpunimin makinerik të komponentëve prej aluminit të dedikuara për industrinë automobilistike. Në vitin 2018 kompania filloi investim të ri prej 15,3 milionë eurosh, me të cilin zgjerohen kapacitetet prodhuese, ndërsa 500 vendet ekzistuese të punës plotësohen me 58 vende të reja të punës.
Kryeministri Spasovski dhe ministrja Apostollska vizituan fabrikat e prodhimit, u njoftuan me aktivitetet investuese aktuale në pjesën e avancimit teknologjik të proceseve. Nga ana e menaxhmentit u informuan për kapacitetet prodhuese ekzistuese dhe planet zhvillimore të ardhshme të kompanisë të cilat sigurojnë stabilitet në prodhimtarinë dhe punë të mëtutjeshme të sigurt.
Nga ana e Kryeministrit Spasovski dhe ministres Apostollska bashkërisht u vlerësuar se cikli i ri investues në shkritore është dëshmi për efektet reale në ekonomi që Qeveria i realizon me politikat e veta për mbështetjen e sektorit të biznesit.
Sa u përket politikave ekonomike të Qeverisë për mbështetjen e ekonomisë, Kryeministri Spasovski theksoi e Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e partneritetit me komunitetin e biznesit në avancimin ekonomik të shtetit.
“Është kënaqësi që kemi kompani të cilat janë krenaria e qytetit dhe shtetit, të cilat investojnë dhe punojnë falë politikave të mira të biznesit të cilat i ka Qeveria. Po bisedojmë për atë se sa është i rëndësishëm partneriteti midis bashkësisë së biznesit dhe Qeverisë, midis punëdhënësve dhe punëtorëve. Ky partneritet jep rezultate. Është e suksesshme ajo që ofrojmë mbështetje financiare në pjesën e prodhimtarisë, këtë mundësi e shfrytëzon edhe Shkritorja LTH. Na informuan për planet e tyre zhvillimore në pjesën e ndërtimit të kapaciteteve të reja dhe furnizimin e makinave të reja, me qëllim që të rritet prodhimtaria dhe të rritet numri i të punësuarve. Sipas këtij plani do të kemi 58 punësime të reja shtesë, me çka do ta tejkalojmë numrin momental prej 500 të punësuarve, kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ohrin, por edhe për shtetin. Kjo le të jetë nxitje edhe për të gjitha subjektet ekonomike t’i shfrytëzojnë politikat e mira të biznesit nga Qeveria dhe bashkërisht përmes një marrëdhënie partnere të ndihmojmë edhe në pjesën e zhvillimit të biznesit edhe në progresin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Spasovski.
Ministrja Apostollska theksoi se Shkritorja LTH është në proces të vazhdueshëm të investimeve dhe zgjerimit të prodhimtarisë, që flet për efektetet reale nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve.
“Mbështetja financiare të cilën Qeveria e RMV-së gjatë dy viteve të kaluara ua jep kompanive u njoh edhe nga Shkritorja LTH. Ajo që është e rëndësishme është se mbështetja financiare ishte drejtuar nga zhvillimi teknologjik, në investime produktive, me çka u konfirmuan politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë, e cila theks dhe rëndësi të veçantë i jep pikërisht sektorit të biznesit. Në kuadër të shkritores LTH shembull pozitiv është që ata në prodhimin e përditshëm kujdes të madh i kanë kushtuar edukimit, duke u ballafaquar me sfidën e mungesës së fuqisë së punës në fazën e vendosjes së një qendre edukative”, deklaroi ministrja Apostollska, duke theksuar se problemi me fuqinë punëtore mund të tejkalohet vetëm përmes bashkëpunimit mes Qeverisë dhe kompanive në angazhimet për krijimin e një klime të volitshme ekonomike, rritjen e standardit të jetesës dhe rritjes ekonomike.