Nga mbledhja e 7-të e Qeverisë: U miratua Informacioni për punën e misionit monitorues të UNESKO-s për rajonin e Ohrit; Është kërkuar informacion shtesë për objektet e ndërtuara joligjore për qendrën e mbrojtur të Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Në mbledhjen e 7-të të rregullt që u mbajt në Ohër, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për prezencën e Misionit Reaktiv Monitorues të UNESKO-s.

 

Qeveria e angazhoi Kryetarin e Komisionit Nacional të UNESKO-s të formojë grup pune nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Komunës së Ohrit, Komunës së Strugës, Komunës së Debërcës, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Institucioni Kombëtar – Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeu – Ohër, e cila në afat prej dhjetë ditësh duhet të përgatisë propozim zgjidhje për harmonizimin e regjimeve për mbrojtjen e Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit (2020-2029) dhe për të njëjtën të informojë Qeverinë e RMV-së.

 

Në lidhje me këtë pikë, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve u angazhua të krijojë grup punues me përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive në RMV, Komunës së Ohrit, Komunës së Strugës, Komunës së Debërcës, Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Institucioni Kombëtar – Enti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës  dhe muzeu – Ohër, i cili në afat prej 10 ditësh do të përgatisë plan për veprimin me Inventarin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore dhe zbatimin e studimeve kompetente dhe për të njëjtën ta informojë Qeverinë e RMV-së.

 

Qeveria i propozoi Këshillit të Komunës së Ohrit, Këshillit të Komunës së Strugës dhe Këshillit të Komunës së Debërcës që ti vazhdojnë vendimet për moratorium të përkohshëm për ndërtime në zonën e mbrojtur, të miratuara në gusht të vitit 2019, deri në harmonizimin e planeve aktuale me regjimet e mbrojtjes nga Plani për menaxhim të trashëgimisë kulturore dhe natyrore në botë në rajonin e Ohrit (2020-2029).

 

Si pjesë e konkluzave lidhur me këtë pikë, Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së RMV-së u angazhua të formojë grup pune nga përfaqësues të NP për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Ministrisë së Kulturës, i cili në afat prej 10 ditësh duhet të përgatisë specifikacion teknik për analizën e linjës hekurudhore potenciale, rekomanduar në Raportin e Misionit Monitorues Reaktiv të UNESKO-s nga viti 2017.

 

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për mbikëqyrjen inspektuese të ndërtimit të ndërtimeve të kategorisë së parë në zonën e komunave Ohër dhe Strugë, si dhe Informacioni për aktivitetet e ndërmarra të inspektorëve ndërtimor të autorizuar për këto zona, të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm të RMV-së.

 

Qeveria nuk pranoi raportin e propozuar të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm dhe e detyroi të bëjë mbikëqyrje të re për objektet e mbindërtuara në mënyrë joligjore në qendrën e Çarshisë së Vjetër së Shkupit.

 

Lidhur me këtë pikë, Qeveria e angazhoi Agjencinë për Kadastër të dorëzojë pasqyrë vizuale për qendrën e mbrojtur dhe të shënojë objektet për të cilat ekziston dyshim se janë mbindërtime të paligjshme.

 

Në mbledhjen e 7-të Qeveria pranoi propozimin e SHA ELEM – Elektranët e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, si dhe e miratoi Informacionin për shfrytëzimin e mjeteve të pakthyeshme për ndihmë teknike nëpërmjet Banka Kreditore për Rindërtim (KfW), në kuadër të Programit për burime të ripërtrishme të energjisë, si pjesë e Strategjisë për energjetikë për tranzicion energjetik drejt burimeve jo të ndotura të energjisë.

 

Në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi Informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe mes BE-së dhe Qeverisë së RMV-së për bashkë-financim të projektit të madh investues për ujërat e zeza në aglomeracionin në Manastir, me ç’rast në këtë komunë për herë të parë do të fillojë ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza.

 

Qeveria miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për projektet për zhvillimin e rajoneve të planifikuara në vitin 2020. Për këtë vit propozohet që të financohen 26 projekte për zhvillimin e rajoneve të planifikuara me vlerë të përgjithshme nga 321.580.000 denarë, kryesisht projekte infrastrukturore lokale dhe rajonale.

 

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për aktivitetet e ndërmarra dhe aspektet organizuese para bashkë-udhëheqjes maqedone-bullgare  me “Procesin e Berlinit 2020 (PB-2020) dhe për Mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme në kuadër të aktiviteteve të parapara.

 

Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e 7-të që u mbajt në Ohër solli vendim për anulimin e aktvendimeve në periudhën nga 21 deri 31 janar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, me të cilat përfshihen aktvendimet për autorizim dhe nënshkrim, si dhe aktvendimet për paga dhe për shpërndarje.

 

Në këtë mbledhje të saj, Qeveria solli vendim, si shenjë mirënjohjeje të suksesit ndërkombëtar, ekipit të filmit dokumentar “Toka e Mjaltë”, t’u ndahet shpërblim në vlerë prej 3 milion denarë.

Në mbledhjen në Ohër, para ministrave të Qeverisë, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në vendin tonë Nives Tiganj e prezantoi Programin e udhëheqësisë së Kroacisë me Këshillin e BE-së, gjatë së cilës një nga prioritetet më të larta është zgjerimi i unionit.