Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, u takuan me Dejan Zhidan, kryetar i Asamblesë Shtetërore të Republikës së Sllovenisë, i shoqëruar nga Igor Peçek, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Iva Dimic, kryetare e Grupit për Miqësi ndërmjet dy vendeve, Branko Skërbnik, atashe për Punë të Brendshme pranë Ambasadës së Sllovenisë në Shkup dhe Millan Jazbec, ambasador i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim u shpreh mbështetje e fuqishme nga Republika e Sllovenisë për arritjet e vendit tonë në planin e reformave, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimit në NATO dhe BE.
Në takim u konstatua se hyrja e vendit tonë në NATO është fitore e madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke i pasur parasysh kushtet që një shtet duhet të përmbushë për t'u bërë anëtar i Aleancës.
Gjithashtu u njoftua se Republika e Sllovenisë në mënyrë aktive mbështet hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian. U ndanë përvojat e Sllovenisë për proceset e integrimeve evropiane dhe në këtë drejtim u bë thirrje deri te qytetarët e Republikë së Maqedonisë së Veriut që të vazhdojnë të besojnë se kjo është rruga e duhur për vendin, e cila nuk është e lehtë, por sjell përmirësim të jetës për të gjithë. U konstatua se miratimi i Ligjit për prokurori publike dhe debati i hapur për metodologjinë e re të BE-së në Unionin për pranimin e vendeve të reja anëtare, janë sinjale pozitive për përcaktimet e mëtejshme të zgjerimit dhe perspektivat evropiane të vendit.
Kryeministri Spasovski u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovenisë në të gjitha proceset demokratike të vendit tonë, si dhe në proceset e integrimit evropian.
“Punojmë për të dhënë argumente pozitive shtesë se vendi ynë është, si në NATO, ashtu edhe në BE. Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi se mund të zgjidh sfida specifike përmes dialogut dhe të mbajë vizionin e qartë drejt së cilës është përcaktuar të lëvizë, ndërsa këto janë integrimet në NATO dhe BE.
Këto janë vlera evropiane të vërtetuara në vepër dhe mesazh i fortë për tërë rajonin, njohja e të cilit nga Bashkimi Evropian do të jetë sukses për të gjithë, për vendin tonë, për rajonin, si dhe për Unionin”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim u përfundua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Sllovenisë kanë marrëdhënie miqësore në një trend në rritje, pa ngarkesë për ndonjë çështje bilaterale, që do të thotë hapësirë e hapur për avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, bujqësi, mjedisin hapësinor, kulturë.
Bashkërisht u konkludua se Memorandumi i nënshkruar për zhvillim dhe bashkëpunim ndërmjet qeverive të dy shteteve, për periudhën 2020-2021 është shembull për bashkëpunim të mirë. Nënshkruesit e Memorandumit, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ambasadori i Sllovenisë, Millan Jazbec, pas nënshkrimit njoftuan se bëhet fjalë për dy milionë euro që Qeveria e Republikës së Sllovenisë ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëfinancimin e objekteve infrastrukturore, siç është furnizimi me ujë në disa komuna, si dhe për mbështetjen e sektorit civil në procesin e integrimeve evropiane. Veçanërisht u theksua se vazhdon mundësia që nxënësit e shkollave të mesme nga vendi ynë të studiojnë në Slloveni në kushte të njëjta si të rinjtë në Slloveni, me të cilin hapet mundësia për rritjen e numrit për rreth 1000 studentë nga RMV-ja, të cilët tani më studiojnë në Republikën e Sllovenisë.