Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel, realizoi takim edhe me përfaqësuesin i posaçëm të Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Metju Pallmer.
Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Metju Pallmer, gjatë bisedës uroi sjelljen e Ligjeve për Prokurori Publike, Ligjin për mbrojtje, si dhe ligjet tjera reformuese të cilat e afrojnë Maqedoninë e Veriut drejt një vendimi pozitiv të BE-së për fillimin e negociatave.
Në takim u përshëndet përcaktimi i Qeverisë që të respektojë dhe të zbatojë Marrëveshjen e Prespës dhe përfitimet e saj të cilat bënë që Maqedonia e Veriut të jetë faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe lidere në bashkëpunimin rajonal.
Gjatë kësaj bisede u konfirmua miqësia dhe partneriteti strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Spasovski në takim i përsëriti përpjekjet e vendit tonë për të ndërtuar kapacitet të rëndësishëm të institucioneve për të rrumbullakuar reformat demokratike në vend, si dhe të intensifikohen projektet për përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.
Spasovski potencoi se Qeveria në periudhën vijuese është e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si dhe sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.
Gjatë bisedës po ashtu u potencua se Maqedonia e Veriut pret nga BE-ja që të përmirësojë gabimin e muajit tetor të vitit të kaluar dhe të sjell vendim të merituar për fillimin e bisedimeve në mars dhe se këtë e presin të gjithë qytetarët sepse vendi realizoi dhe tani është koha që BE të sjell vendimin e duhur.