Kryeministri Spasovski dhe delegacion qeveritar në Londër realizoi disa takime me fokus dominues në energjetikën e burimeve të ripërtërishme dhe ekonominë e gjelbër

Kryeministri Oliver Spasovski, në shoqërim të ministres së Financave Nina Angellovska dhe ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si pjesë e agjendës së vizitës njëditore pune në Londër me rastin e Samitit për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), realizoi takim me Martina Larkin, drejtoreshë ekzekutive e Forumit Ekonomik Botëror (FEB) në Davos, Zvicër.
 

Në takim është ndarë kënaqësi e përbashkët  nga bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut  me FEB-in, si forum global për prezantim dhe tërheqje të interesit të qeverive dhe kompanive të huaja për bashkëpunim ekonomik me vendin tonë.

Kryeministri Spasovski në takim ka theksuar se Forumi Ekonomik Botëror në Davos është vendi në të cilin Maqedonia e Veriut i prezanton përvojat e veta në fushat në të cilat janë në fokus së ekonomisë botërore siç janë energjetika dhe reformat energjetike me rol dominues të transicionit ndaj burimeve ripërtëritëse të energjisë, pas përcaktimin që të ndiqen trendet e Ekonomisë së gjelbër, gjegjësisht të dhënies përparësi industrive efikase jondotëse dhe energjetike, siç janë përfitimet  nga revolucioni i katërt industrial, gjegjësisht digjitalizimin e shërbimeve dhe të proceseve ekonomike.

Në drejtim të mbështetjes së projekteve nga Ekonomia e gjelbër dhe efikasitetit energjetik, sot në Londër, në selinë e BERZH-it, marrëveshje për menaxhim të linjave kreditore për këtë dedikim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për qytetarët nënshkruan anëtarët e Këshillit Drejtues së BERZHit dhe Dr. Gligor Bishev, kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i bankës Shparkase Maqedoni SHA Shkup.
 

Potencialet për mbështetje reciproke në fushën e burimeve ripërtëritëse të energjisë ka qenë tema edhe në takimin e kryeministrit Spasovski me ekipin menaxhues të njërës nga kompanitë franceze udhëheqëse në këtë fushë “Akuo Enerxhi”.