Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në shoqërim të ministres së Financave Nina Angellovska dhe ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si pjesë e agjendës së vizitës njëditore pune në Londër me rastin e Samitit për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), realizoi takim me Kryetarin e BERZH Suma Çakrabarti, në të cilën mori pjesë edhe drejtoresha e BERZH për Evropën Juglindore, Sharllot Rue.
Në takim, është ndarë kënaqësi e përbashkët nga bashkëpunimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me FEB-in, si forum global për prezantim dhe tërheqje të interesit të qeverive dhe kompanive të huaja për bashkëpunim ekonomik me vendin tonë.
“E përshëndesim angazhimin e BERZH për mbështetjen me mjete financiare të përpjekjeve tona për plotësim të suksesshëm të kritereve të nevojshme dhe afrimi drejt BE-së. Presim që kjo mbështetje të vazhdojë”, theksoi Kryetari i Qeverisë Spasovski dhe shtoi se prioriteti kryesor i qeverive nga rajoni është që ta përshpejtojnë rritjen ekonomike të vendeve nga rajoni.
Kryeministri Spasovski shprehu falënderim për ftesën për pjesëmarrje në samitin e BERZH, që përfaqëson mbështetje të vazhdueshme dhe të fuqishme të bankës për ngritjen e standardit dhe avancimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Si përfitim nga bashkëpunimi me BERZH, përparimi ekonomik i vendit dhe klima pozitive e krijuar për investime të huaja, gjë që u konfirmua edhe me nivel më të lartë të investimeve në vitin 2018 dhe 2019 kur arriti vlerë prej 740 milionë euro.
“Mbështetja e BERZH, në koordinim me politikat qeveritare ekonomike për rritje e nxiti edhe rritjen e prodhimit industrial në vend për 8 % nga formimi i kësaj Qeveria, që nxiti rritje të kompanive dhe hapjen e vendeve të reja të punës, gjë që uli shkallën e papunësisë për 9 %, që është rekord historik për vendin”, tha Kryeministri Spasovski në takim me funksionarët më të lartë të BERZH-it në Londër.
Në takim të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut në BERZH në Londër, u potencua se fusha kryesore në të cilat pritet mbështetja e bankës në drejtim të reformave ekonomike janë përforcimi i kapaciteteve të kapitalit njerëzor me masa për rritjen e produktivitetit dhe investimeve në arsim si dhe mbështetje në konkurrencën e kompanive për pjesëmarrje të barabartë në tregjet globale.
Si fusha parësore për bashkëpunim të përbashkët dhe mbështetje mbesim financimi i projekteve të mëdha infrastrukturore, investime në burime të ripërtërishme të energjisë dhe gazifikimit, si dhe mbështetja e ekonomisë së gjelbër, respektivisht dhënia e përparësisë industrive efikase energjetike, si dhe përfitimet nga revolucioni i katërt industrial, gjegjësisht digjitalizimi i shërbimeve për efikasitet të rritur të resurseve.