Takim i Kryeministrit Spasovski me ambasadorin rus Bazdnikin: Janë konfirmuar marrëdhëniet e mira mes shteteve dhe transparenca për bashkëpunim ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Sergej Bazdnikin, ambasador i Federatës Ruse në shtetin tonë.
 

Në takim bashkërisht u konstatua se marrëdhëniet mes dy shteteve po zhvillohen në nivel principiel dhe miqësor dhe se ekzistojnë potenciale për avancimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, arsimit, shkencës dhe kulturës.

 

Ambasadori Bazdnikin ka sjellur një letër nga Kryeministri rus Mihail Mishustin, me falënderim deri te Kryeministri Spasovski, për urimin e emërimit të tij në pozitë dhe u shpreh përgatitje për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit, në fushat e rëndësishme për qytetarët.

“Jemi të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me shtetet, në nivel demokratik. Prioritetet tona strategjike janë integrimet në NATO dhe BE, në të cilat jemi të fokusuar si dhe në zhvillimin ekonomik të shtetit. Edhe ne shohim mundësi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik me Federatën Ruse, me mundësi në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”, tha Kryeministri Spasovski.