Kryeministri Spasovski pranoi delegacion të MPJ-së nga Kroacia: Raporti i Komisionit Evropian është paralajmërim i mirë për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Raporti i Komisionit Evropian në të cilin konstatohet progres i dukshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në sferat e konfirmuara reformuese është paralajmërim i mirë për fillimin e negociatave të Bashkimit Evropian me vendin tonë, ishte vlerësuar në takimin e kryeministrit Oliver Spasovski me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga ministri Gordan Gërliç Radman i cili qëndroi në vizit njëditore në vendin tonë.

 

Kryeministri Spasovski nw takim theksoi se vizita e delegacionit kroat në vendin tonë pikërisht në ditën e raportit është  shprehje e mbështetjes së madhe që Republika e Kroacisë ia jep Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë kohës në procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut tregoi se është partnere e besueshme e cila gjatë gjithë procesit të integrimeve evropiane i përmbushi obligimet e saj, I plotësoi të gjitha reformat dhe obligimet e pritura, dhe se kjo do t’i japë mjaftueshëm argumente të fuqishme Kroacisë, si kryesuese aktuale me BE-në, me sukses ta menaxhojë procesin për vendosje në periudhën para nesh. Për ne është me rëndësi të veçantë, pas raportit më të ri pozitiv të Komisionit Evropian, vendimi për fillimin e negociatave të sillet sa më shpejtë”, theksoi Spasovski në takimin me ministrin Radman, kryesues aktual me Këshillin e BE-së.

 Ministri Gordan Gërliç Radman në takim theksoi se në vendin tonë ka udhëtuar me një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë në të cilin janë njohësit më të mire dhe me përvojë të procesit të negociatave me BE-në. Ai shfaqi bindje se vizita e delegacionit kroat nuk është vetëm gjest simbolik i mbështetjes, por kontribut konkret për transmetim të njohjes dhe përvojës kroate në proces që të arrihet progres i suksesshëm dhe mbyllja e kapitujve në negociatat me BE-në

Në takim ishte shfaqur pajtueshmëri e përbashkët se ekziston interes marrëdhëniet jashtëzakonisht pozitive mes të dyja vendeve të kenë sukses veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimin tregtar që të shfrytëzohen marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet bashkësive afariste të të dyja vendeve”, bën të ditur pres-shërbimi i Qeverisë.