Kryeministri Spasovski në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros Kristodulides: Hapja e negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut do të jetë njohje e reformave përgjegjësisë politike që të mbetet besnike e vlerave evropiane

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski e pranoi ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Nikos Kristodulides.

Kryeministri Spasovski në takim, në emër të të tij dhe në emër të  Qeverisë, e theksoi kënaqësinë nga vendosja e mëparshme të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Qipros, dhe theksoi se është me rëndësi të madhe ajo që qeveritë e të dyja vendeve përkushtohen të zhvillohet bashkëpunimi në gjitha fushat nga interesi i përbashkët.

Kryeministri Spasovski në takim, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë, e ka theksuar kënaqësinë nga marrëdhëniet e vendosura së fundmi me Republikën e Qipros dhe theksoi se është shumë me rëndësi ajo që qeveritë e dy vendeve angazhohen që të zhvillohet bashkëpunimi në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët.

Në takim është thënë se Maqedonia e Veriut është e gatshme në tërësi t’i intensifikojë proceset për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe gjithëpërfshirëse me Qipron dhe në këtë drejtim është iniciativa e parë për nënshkrimin e marrëveshjes për lirimin nga tatimi i dyfishtë mes dy vendeve.

 

Kryeminsitri Spasovski theksoi se vizita e ministrit për Punë të Jashtme të qiprosë përputhet me raportin e publikuar mbrëmë të Komisionit Evropian për avancimin e Maqedonisë së Veriut dhe se ky raport është mirënjohje e vendeve të cilat gjatë gjithë kohës mbështetën vendin tonë në procesin për integrim në BE, përfshirë këtu edhe Republikën e Qipros.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, potencoi se Raporti i Komisionit Evropian është sinjal inkurajues se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të arrijnë harmonizim për vendim pozitiv për hapjen e negociatave sa më shpejtë që është e mundur si mirënjohje për reformat dhe për përgjegjësinë politike të vendit që të mbetet besnike të vlerave evropiane dhe të zbatimit të marrëveshjes së Prespës dhe të marrëveshjes me Bullgarinë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Qipros Kristodulides në takim shprehu siguri pa rezervë se vendi i tij, si deri më tani, do ta mbështesë sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe për shkak të faktit të mbajtjes së vazhdimësisë së proceseve reformuese dhe për zbatim të vazhdueshëm të marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.