Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, e priti ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës të vendit tonë, Poll Mekgeri dhe i uroi mandat të suksesshëm dhe aktivitete diplomatike në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët për të dyja vendet.
Kryeministri Spasovski në takim theksoi se Maqedonia e Veriut e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Irlandës në procesin tonë të integrimit evropian, që nënkupton qëndrim për fillimin e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Spasovski potencoi se raporti i Komisionit Evropian është sinjal nxitës që të gjitha vendet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtueshmëri për vendim pozitiv për hapjen e negociatave me vendin tonë si mirënjohje të reformave dhe për përgjegjësinë politike të shtetit të mbetet besnik i vlerave evropiane për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Bullgarisë.
Ambasadori i Republikës së Irlandës në vendin tonë, Poll Mekgeri në takim theksoi se vendi i tij mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut i plotësoi të gjitha kushtet përf fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe se është i bindur se do të arrihet shumë shpejtë me çka do të hapen mundësitë për bashkëpunim më intensiv dhe gjithëpërfshirës mes të dyja vendeve në më shumë fusha.