Kryeministri Spasovski u ndau pllaka mirënjohëse autorëve të fillmit dokumentar “Tokë e mjaltë”: Ju falënderohem që na bëtë krenarë me çmimet dhe nominimet e fituara

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot realizoi takim me autorët e filmit “Tokë e mjaltë”, filmi dokumentar i cili nga premiera e festivalit të filmit “Sandens”, më 28 janar 2019, fitoi dhjetë çmime të tjera më të larta të filmit në botë dhe u nominua  në ceremoninë e 92-të të oskarëve në dy kategori: për film më i mirë ndërkombëtar dhe për film më të mirë dokumentar.

 

Duke përshëndetur regjisorët Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, producentin dhe montuesin Atanas Georgiev dhe kinematografin Samir Ljuma, Kryeministri Spasovski edhe një herë përgëzoi prodhuesit e filmit për suksesin e madh dhe bashkë me kolegët e tij të Qeverisë në një atmosferë të relaksuar u shprehu falënderim të madh, për krenarinë që ua dhanë qytetarëve të vendit tonë, me krijimin e filmit dokumentar “Tokë e mjaltë”.

 

“Falënderohem që na bëtë krenarë me çmimet dhe nominimet e marra. Sukseset e juaja janë të mëdha dhe ne si Qeveri sollëm më tepër konkluzione në lidhje me dhënien e mirënjohjes për sukseset dhe realizimin e tare”, tha Kryeministri Spasovski, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Husni Ismaili, koordinuesi nacional për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunim ndërministror,  Robert Allagjozovski, këshilltarja për kulturë, Cvetanka Llaskova dhe Branko Petrovski nga Agjencia e Filmit.

 

Të pranishmit theksuan se me vendimet e Qeverisë, mes tjerash, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të organizohen një sërë ngjarjesh edukative, si dhe detyrimet përmes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të organizohen me emetimin e filmit “Tokë e mjaltë” për të gjithë shkollat e mesme dhe universitetet në vend, me qëllim të vetëm, më tej të promovohen dhe përcillen mesazhe fisnike për filmin dokumentar, i cili është dedikuar afrimit të temave ekologjike, dashurisë ndaj natyrës, por edhe raportit dhe respektit në marrëdhëniet familjare.

 

Ekipi i “Tokës së mjaltë”, shprehu kënaqësinë nga interesi dhe vendimet e Qeverisë, duke shprehur qëndrimet e tij në lidhje me përmirësimin e kushteve të kinematografisë së filmit në vendin tonë, duke dhënë sugjerime për prezantim më të suksesshëm të filmave dhe festivaleve tona në skenën ndërkombëtare. Ata përmendën se një pjesë e suksesit është edhe e kinematografit, Fejmi Daut, i cili për shkak të obligimeve zyrtare mungoi.

 

Kryeministri Spasovski anëtarëve të ekipit u ndau pllaka mirënjohëse, në shenjë mirënjohjeje për suksesin historik, ndërsa ata e përshëndetën  dhe i dhuruan një kavanoz me mjaltë nga prodhimi i bletares, Atixhe Muratova, njëra nga personazhet e filmit dokumentar “Tokë e mjaltë”.