Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e 19-të të rregull të saj, e shqyrtoi Planin aksional të Shtabit kryesor për menaxhimin me kriza për parandalim dhe menaxhimin e përhapjes së virusit korona COVID-19 në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën ekziston gjendje krize, në rajonet e komunave, Dibër dhe Qendra Zhupë dhe më pas konkludoi i njëjti që të ndryshohet dhe plotësohet me masat e reja:
-- - Plani i veprimit duhet të rishikohet në bazë të rekomandimeve të rreja të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë,
- Puna e kapaciteteve prodhuese në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa duhet të koordinohet më tej me një regjim special të punës në përputhje me veprimtarinë që ata kryejnë,
Të pranohet oferta nga operatorët e telekomunikacionit dhe të përcaktohen katër masat / rekomandimet më të rëndësishme që duhet të dërgohen me SMS deri tek qytetarët,
- Rekomandohet që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë Veriore, për zonën e Dibrës dhe Qendër Zhupës, gjatë kësaj periudhe, të veprojnë në përputhje me udhëzimet e detyrueshme, me lëndë dhe procedura që lidhen me situatën e krijuar,
-I rekomandohet që Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut të lëshojë një urdhër që gjykata të funksionojë në komunën e Dibrës me të njëjtin parim si udhëzimet e detyrueshme të dhëna nga Prokuroria Publike,
- Angazhohet Ministria e Mbrojtjes që të bëjë furnizim të shpejt të mjeteve për dezinfektim për nevojat e Direkcionit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Armatës së RMV-së, në Pajtueshmëri me këtë angazhohet Biroja për furnizime publike të jap leje për furnizime.
Në bazë të këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, Shtabi kryesor për menaxhim me kriza të ndryshoj dhe të plotësoj, Planin e veprimit për parandalim dhe menaxhim me përhapjen e virusit korona COVID-19 në një pjesë të territorit të RMV-së, në të cilën ekziston gjendje krize, në rajonet e komunave, Dibër dhe Qendër Zhupa.
Në këtë mbledhje, në lidhje me nevojat për ndërmarrjen e masave shtesë dhe aktiviteteve për parandalim nga shpërndarja e virusit korona COVID-19 dhe në përputhje me propozimet të dalura nga diskutimet gjatë mbledhjes së qeverisë. Qeveria i miratoi këto konkluza:
1. Qeveria formon Shtab kryesor për koordinim me krizë, me të cilën do të udhëheq Kryetari i Qeverisë së RMV-së, dhe në përbërje me të gjithë zëvendëskryetarët e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, ministri për Financa, ministri për Arsim dhe Shkencë, ministri për Punë të Jashtme, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza dhe drejtori i Direkcionit për mbrojtje dhe shpëtim, në mënyrë që të bëhet koordinim i plotë në këtë organ.
Në rast nevoje, duke patur parasysh situatën, në punën e Shtabit kryesor për koordinim me krizën mund të kyçen edhe institucione tjera kompetente dhe ekspert. Shtabi kryesor për koordinim me krizën të takohet në bazë ditore, paradite në hapësirat e Qeverisë së RMV-së, menjëherë pas mbajtjes së takimit të Komisionit për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë.
2. Të mbyllen të gjitha kalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç, kalimeve kufitare, Tabanovcë, Deve Bair, Qafa e Thanës, Bogorodica dhe Bllacë, të cilët do të jenë të hapur për kalim të udhëtarëve dhe veturave.
3. Të ndërpres punën aeroporti “Sv. Apostol Pavle” në Ohër” gjegjësisht të mbyllet kalimi kufitar i këtij aeroporti, pas 48 orëve pas miratimit të kësaj mase tjetër.
4. Të ndalohet hyrja në territorin e RMV-së të shtetasve të huaj edhe nga vendet me rrezik të mesëm në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, përveç të atyre personave për të cilën Ministria e Punëve të Brendshme do të jep leje sipas mendimit nga Shtabi kryesor për koordinim me krizë, i cili do të vërtetoj se ekziston interes i veçantë shtetëror dhe ekonomik. Këto persona të hynë në shtetin tonë nën kushte të veçanta dhe mbrojtje, në përputhje me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.
5. Të mbyllen për vizitorët të gjitha shitoret në Qendrat Tregtare në territorin e RMV-së, përveç supermarkteve, shitoreve për ushqim dhe barnatoreve. Të gjithë personat tjerë juridik mund të punojnë dhe të realizojnë shitje në mënyrë alternative ( porosive on-line, dhe ato telefonike) dhe të bëhet dërgesa e porosive.
6. Ndërpritet puna e të gjithë restoranteve, kafeneve, bareve, kazinove, bastoreve sportive dhe objekteve tjera shërbyese;
7. Të gjithë objektet hotelerike, të cilët bëjnë përgatitje dhe shitje të ushqimit mund të punojnë, pa vizitë të klientëve (mysafirëve) dhe të realizojnë shitje në mënyrë alternative (me anë të porosive on-line dhe telefonave) dhe të bëjnë dërgesën ose të mundësojnë marrjen e porosisë vetëm jashtë objektetit hotelerik (me anë të shtandeve, pulteve dhe të ngjashme)
Në pajtim me këto masa, Qeveria solli Vendim për plotësimin e Vendimit për masat dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID-19
8. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë, që çdo shtetasi tonë i cili hynë në kalimet kufitare në RMV, ndërkaq udhëton nga vendet me rrezik të madh ose të mesëm, gjatë hyrjes, në kalimin kufitar ti jap një deklaratë me shkrim për zbatimin e vetizolimit të obligueshëm dhe i njëjti të nënshkruaj një deklaratë me shkrim nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale se do të vetë-izolohet në të cilën ai do të rendisë detajet e tij personale, duke përfshirë adresën dhe vendin e qëndrimit gjatë vetë-izolimit.
9. Angazhohet Sekretariati për Çështje Evropiane, të përgatis dhe në mënyrë urgjente deri tek Qeveria të dorëzoj analizë komparative për të gjitha masat e ndërmarra dhe mënyrën e zbatimit të tyre në shtet me rrezik të lart dhe të mesëm.
10. Angazhohet Ministria e Financave – Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë, Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë për Punë të Jashtme, urgjent të formohet grup pune, me qëllim që deri ditën e hënë të përgatis informacion/propozim për import dhe eksport të produkteve ushqimore
11. Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme të informoi publikun dhe subjektet ekonomike se dërgesa e produkteve ushqimore, medikamenteve dhe mallrave të tjera të nevojshme në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhup ku ekziston gjendje krize do të behet veçanërisht në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00.
Për shkak të vazhdimi me punë të kapacitet industrial Knauk Radika Dibër do të mundësohet sigurim i kalimit të veturave me të cilët bëhet transporti i resurseve dhe mallrave në rajonet ku ekziston gjendja e krizës. Veturat me të cilën bëhet transporti i mallrave dhe veturave të kompanisë Knauf do të udhëzohen drejt punktit të sigurisë në drejtim të Hidroelektranave Shpile dhe Globoçica ose tek punkti i sigurisë tek ura e Boshkut, prej ku me shoqërim të policisë do të drejtohet në drejtim të rajoneve të komunave Dibër dhe Qendër Zhupa ku ekziston gjendja e krizës. Shkarkimi i mallrave do të kryhet veçanërisht nga personat të cilët janë në rajonet ku është shpallur gjendja e krizës, ndërkaq shoferit dhe veturës ose bashkudhëtarit të tij nuk do ti lejohet dalja nga vetura. Pas shkarkimit të mallrave, vetura gjithashtu nën shoqërim të policisë kthehet në një nga punktet e sigurisë ku pas dezinfektimit të kryer do të mund që lëvizje të lirshëm jashtë territorit në të cilën është shpallur gjendja e krizës.
12.Obligohet Sektor i Marrëdhënieve me Publikun i RMV-së që këto konkluzione, masa dhe rekomandime menjëherë ti publikoj në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjta ti dërgoj deri tek të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.