Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e rregullt të 20-të shqyrtoi Procesverbalin nga mbledhja e parë e Shtabit kryesor koordinues të krizave, për sigurim të koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, mbajtur më 16 mars të vitit 2020 dhe në përputhje me propozimet e dhëna në diskutimin e mbledhjes, i miratoi konkluzionet në vijim:
- Obligohen Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Ministria e Shëndetësisë, të shqyrtojnë mundësinë që të gjithë personat të cilët gjenden në shtëpitë e tyre të vikendit për pushim dhe rekreacion, të cilët janë brenda zonave të komunave ku ekziston gjendje krize ose janë në rrethinën e të njëjtave (Mavrovë dhe Rostushë), në mënyrë të sigurt ti lëshojnë shtëpitë e tyre për qëndrim, pas kontrollit paraprak nga ana e epidemiologëve.
Përderisa nuk është i mundur zbatimi dhe realizimi i kësaj mase, të ndërmerren masa dhe aktivitete nga institucionet kompetente për sjellje të rregullt të ushqimit dhe produkteve të nevojshme për këta persona.
- Mbyllen të gjitha kalimet kufitare në RMV për kalimin e shtetasve të huaj – udhëtarëve dhe automjeteve, përveç për hyrje dhe transit të automjeteve të transportit për përfaqësuesit e korit diplomatik në RMV, si dhe për personat e tjerë për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme do të jep leje sipas mendimit paraprak të Shabit kryesor koordinues të krizave, i cili do të konfirmojë se ekziston interes i veçantë shtetëror ose ekonomik. Këto automjete transportuese dhe persona do të hyjnë në RMV, sipas kushteve të veçanta për mbrojtje në përputhje me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.
- Mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe kalimi kufitar në këtë aeroport pas 48 orëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përveç për shtetasit fluturimeve shtetërore, ushtarake, humanitare, spitalore dhe kargo pa udhëtarë për pozicionimin e fluturimeve, me njoftim paraprak deri te operatori i aeroportit TAV Maqedoni SHPKNJ, ndërsa SHA M-NAV Shkup të jep rekomandim NOTAM për të njëjtën.
- Në përputhje me masat nga konkluzionet nr. 3 dhe 4, Qeveria miratoi Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për masa për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19.
- Obligohet Ministria e Shëndetësisë – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, për vozitësit profesional të automjeteve për transport që hyjnë në RMV, të japë leje të veçantë ose protokoll të veçantë shëndetësor, me të cilin do të sigurojë regjim të veçantë shëndetësor dhe protokollar për hyrje në shtet të këtyre personave. Deklarata personale e dhënë paraprakisht, konsiderohet e pavlefshme.
- Obligohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, bashkërisht të shqyrtojnë mundësitë për kthimin e shtetasve të RMV-së, të cilët gjenden në aeroportet në Zagreb, Stamboll, Vjenë dhe Varshavë, gjegjësisht me transport me autobus këta shtetas të sillen në RMV.
- Ti rekomandohet Këshillit Gjyqësor dhe Gjykatës Supreme të RMV-së të shqyrtojnë mundësinë dhe tu rekomandojnë kryetarëve të gjykatave të përpilojnë plan për anulimin e proceseve gjyqësore, me përjashtim të atyre lëndëve gjyqësore te të cilët ekziston nevojë urgjentisht të veprohet, siç janë lëndë të cilat janë para vjetërsimit, lëndë në të cilat janë shqiptuar masa për paraburgim ose masa të tjera për sigurimin e pjesëmarrjes, si dhe lëndë te të cilat në mënyrë serioze do të shkelej e drejta e gjykimit në kohë të arsyeshme, lëndë të cilat kanë arritur deri në shqiptimin e aktgjykimeve, lëndë për të cilat vendoset pa debat publik dhe të ngjashme.
- Ti rekomandohet Odës së Noterëve të RMV-së, Odës së Avokatëve të RMV-së dhe Odës së Përmbaruesve të RMV-së, që ti zbatojnë të gjitha masat, konkluzionet dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e RMV-së.
- Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme, automjetet e policisë kufitare ti vendosë në dispozicion për nevojat e Armatës së RMV-së për patrullat mobile në zonat kufitare.
- Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që ti intensifikojë kontrollet për personat të cilët janë të udhëzuar të të kryejnë vetë-izolim dhe respektim të masave të Qeverisë dhe për të njëjtën të njoftojnë Qeverinë në bazë ditore.
- Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme në bazë ditore të njoftojë Qeverinë për rezultatin e kontrolleve të kryera në kalimet kufitare, numrin e kontrolleve dhe lejeve të dhëna.
- U rekomandohet Hekurudhave të RMV-së, SHA Transport Shkup, sipas principit të vendimeve të miratuara nga NPT Shkup, përkohësisht ti ndërpresin masat që kanë të bëjnë me biletat pa pagesë dhe transportin pa pagesë për personat e moshuar.
- Të gjitha nevojat dhe furnizimet urgjente dhe të nevojshme të të gjitha institucioneve shtetërore në RMV, në lidhje me sigurimin e koordinimit të tërësishëm, në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID – 19, institucionet ti kryejnë me fondet financiare nga buxheti i tyre për vitin 2020.
- Të apelohet deri te qytetarët e RMV-së, që të mos udhëtojnë jashtë shtetit.
- Qeveria i pranoi Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për transportuesit që udhëtojnë në vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë.
Personave që udhëtojnë nëpër vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të COVID – 19, ndërsa të cilët drejtojnë automjete transportuese të rënda për transport të produkteve ushqimore dhe mallra të tjera, gjatë transportit të tyre transit dhe qëndrim, ngarkim ose shkarkim të mallrave në këto vende, u rekomandohet ti respektojnë masat në vijim për mbrojtje personale dhe kolektive:
-Kufizohen kontaktet dhe lëvizjet për drejtimet rrugore nga pika A deri te pika B, përveç nevojës për sigurim të ushqimit dhe tualetit.
-Ndalohet kontakti me persona të tjerë.
-Në rast të daljes për blerje të ushqimit ose për tualet, në mënyrë të detyrueshme të përdorin mjete për mbrojtje personale dhe atë:
-doreza për një përdorim,
-maska mbrojtëse N 95 ose FFP 3 me një filtër
-nuk ka nevojë për mbajtjen e manteleve mbrojtëse, si dhe syzeve mbrojtëse
Për shkak të mundësisë nga realizimi i kontaktit të drejtpërdrejt respirator me personat e infektuar me COVID – 19, në motele, hotele dhe restorante, rekomandohet:
-Të flenë në kabinat e automjeteve të tyre.
Gjatë kthimit në RMV të jenë në kontakt me shërbimin kompetent të epidemiologjisë Qendra për Shëndet Publik, për marrjen e instruksioneve të mëtejshme për masat dhe veprimet përderisa paraqiten simptome.
Gjatë udhëtimit
- Pas secilit kontakt në vetëshërbime, dyqane, tualete, është i detyrueshëm dezinfektim i duarve
-Maksimalisht të shmanget kontakt me persona të tjerë për më shumë se 10-15 sekonda (veçanërisht me persona me simptomë)
-Më shpesh të ajroset kabina gjatë vozitjes
-Gjatë qëndrimit në kabinë nuk ka nevojë të mbahet pajisje për mbrojtje personale
- Ndalohet marrja e udhëtarëve në rrugë
-Në mënyrë të detyrueshme duhet të sigurohen mjete për dezinfektim të duarve në bazë të alkoolit gjatë udhëtimi
Obligohet Shoqata e Auto-Transportuesve të Licencuar të përpilojnë plan operativ për zbatimin e rotacionit të vozitësve, gjegjësisht ndërrim i tyre i mëpasshëm në udhëtime në vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë.
Si pika e 16-të e mbledhjes së sotme të 20-të, është përcaktuar të detyrohn Ministriae Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, formularët me Njoftimet për vetë-izolim ti përkthejnë në gjuhën shqipe.
Në këtë mbledhje, Qeveria e RMV-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për eksport dhe import të produkteve ushqimore.
Në Informacion theksohet se grupi punues i përbërë nga përfaqësues së Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Drejtorisë Doganore, propozon që të vendoset ndalesë për eksport të grurit dhe miellit të grurit drejt vendeve për kohë të papërcaktuar dhe i obligoi Ministrinë e Ekonomisë, së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Drejtorinë Doganore, të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e duhura me qëllim të zbatimit të kësaj mase.
Në lidhje me këtë Qeveria obligoi Drejtorinë Doganore, në bashkëpunim me Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në periudhën e ardhshme të ndjekin trendin e eksportit të vajin të lulediellit të rafinuar për konsumim, orizin, prodhimet e kondensuara dhe prodhimet e brumit (pasta, biskota dhe të ngjashme) dhe për të njëjtën ta njoftojë Qeverinë e RMV-së.
Qeveria aprovoi rekomandimin që industria e përpunimit të mullirit ta ketë parasysh kuotën pa taksa për importet e grurit nga vendet anëtare të OBT-së në sai prej 80,000 tonë.
Si konkluzion plotësues që lidhet me informacionin për eksport dhe import të produkteve ushqimore, Qeveria obligoi Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe Agjencinë për Rezerva të Mallrave, së bashku me industrinë e përpunimit të mullirit, të përcaktojnë gjendjen momentale të rezervave të grurit dhe miellit dhe për të njëjtën ta njoftojnë Qeverinë.
Ministria e Punëve të Jashtme është detyruar, përmes rrjetit të misioneve diplomatike dhe konsullore të vendit tonë, të udhëzojë në mënyrë që të sigurojë informacione në baza ditore për ndjekjen e vendosjes sëë ndalimeve eventuale të importit dhe eksportit të mallrave në RMV.
Në kuadërt të ësaj pike Inspektorati i Tregut është i detyruar të kryejë një kontroll të jashtzakonshëm tëdepove dhe qendrave për shpërndarje, në mënyrë që të përcaktojë situatën për rezervat e mundshme të fshehura të produkteve ushqimore dhe në të njëjtën kohë të ndek situatën në aspekt të rritjeve të papërshtatshme të çmimeve dhe për të njëjtën në mënyrë të rregullt, çdo tre ditë, ta informojë Qeverinë e RMV-së.
Qeveria e obligoi Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencinë e Rezervave të Mallrave, të përpilojnë listë të produkteve ushqimore, të cilët do t’i nënshtroheshin importit eventual ndërhyrës në afat prej pesë ditësh, ndërsa Agjencia e Rezervave të Mallrave të paraqesë menjëherë një listë të mallrave të cilat i posedon me të dhëna sasiore.
Obligohet Ministria e Ekonomisë që menjëherë të paraqesë në Qeverinë e RMV-së propozim për lirimin e taksave doganore për 100% për produktet e miellit të grurit, vajit të lulediellit, sheqerit të bardhë, sapunëve, detergjentëve, veshjeve dhe aksesorëve, pelenave për fëmijë dhe të rritur, pecetave, peshqirëve për duar, maska plastike me filtër tekstili, mbulesa tekstili për përdorim kirurgjikal, veshjeve kirurgjike nga letra, maska letre, veshje gome mbrojtëse, doreza gome, kirurgjikale dhe të tjera,veshje të tekstilit kirurgjik, varicela dhe të tjera dhe dezinfektues, asepsol, alkool mjekësor, dhe syze mbrojtëse.
Qeveria e RMV-së në mbledhjen saj të 20-të solli Vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve elementare të bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezë, miell, mish, pasta, barëra dhe mjete dezinfektuese në gjendje të ditës për shpalljen e pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), përveç atyre për të cilat ka dëshmi se janë rritur faturat hyrëse.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e ardhshme nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, dhe u miratua me qëllim që të mos keqpërdoret gjendja aktuale në treg dhe të mbrohen konsumatorët në kushte të kërkesës të rritur në treg për këto produkte, shkaktuar me shpalljen e pandemisë nga OBSH.
Në këtë mbledhje u miratuan edhe informacionet për mbikëqyrjet inspektuese të kryera në përputhje me Konkluzionin e Qeverisë nga mbledhja e mbajtur më 13.03.2020, për kontroll të zbatimit të masave për ndalimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar, Agjencisë për Barëra dhe Mjete Mjekësore të RMV-së (MALMED), Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror i Transportit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës.
Pasqyrën e të gjitha inspektimeve të kryera, si dhe masat e marra, mund ti gjeni në raportet përmbledhëse të kryera më 15.03.2020 dhe 16.03.2020.