Punonjës shëndetësor na duhen tani siç është nevojitur edhe më parë, siç do të na nevojitet edhe kur këto momente do të jenë të kaluara

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në konferencën e mbrëmshme për shtyp, informoi se gjatë pasdites janë diagnostifikuar 5 raste të reja me virusin korona, prej të cilëve 4 janë punonjës shëndeti nga Dibra.

“Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në vendin tonë është 31 pacient. Nga pasdite 5 të sëmurët, përveç katër punonjës nga Dibra, gjithashtu pozitiv në test është gruaja e pacientit të diagnostifkuar këtë mëngjes dhe kjo gjë u konfirmua pasi arritën rezultat prej spitalit “Zhan Mitev”. “Ajo do të hospitalizohet në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendjes ferbile. Katër të tjerët janë punonjës shëndetësor nga institucioni amë nga institucioni shëndetësor privat nga Dibra. Një pjesë janë, vetëm pozitiv me siguri do ta shpërndajnë sëmundjen, ishin të skrinuar si rezultat I skriningut i cili filloi të realizohet në këtë rajon” theksoi ministri Filipçe.

Prej nesër në spitalin në Dibër, do të marrin pjesë edhe dy mjekë nga Klinika për Pulmologji që ta plotësojnë kapacitetin dhe të ndihmojnë personelin tjetër mjekësor, epidemiologun dhe tre infektologët, të cilët tashmë janë atje, sa i përket skrinignut, sa i përket trajtimit, sa i përket vizitave shtëpiake të pacientëve të cilët po shërohen në Dibër.

“Plotësisht jemi të vetëdijshëm se personeli mjekësor janë më të ekspozuarit edhe gjatë punës edhe jashtë institucioneve shëndetësore, por ne duhet të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë ata persona për shkak se në këto kushte, si edhe në të gjitha të tjerat kjo është më se e nevojshme duhet të sigurojmë sistem stabil dhe shëndetësor për të gjithë. Nuk do të ketë arsyetime për qytetarët të cilët nuk do t’iu përmbahen mesave të cilat janë miratuar si vendime të Qeverisë. Duhet të jetë niveli i vetëdijes për respektimin e këtyre personave jashtëzakonisht i lartë sepse nga ata varet jeta e të gjithë neve, dhe për personelin mjekësor për shkak të asaj se ata na duhen edhe më tutje sikur na duheshin edhe më parë dhe do të na duhen kur këto momente do të jenë e kaluar e largët. Ai personel mjekësor ka familje, ata kujdesen për ta, me shumë mund dhe flijim punojnë, janë flijuar gjatë jetës, janë edukuar që tu ndihmojnë qytetarëve tanë”, theksoi Filipçe.

Ministri Filipçe dërgoi  porosi tek  personeli mjekësor se puna, mundi dhe roli i cili jepet në këtë moment nuk ka çmim, ndërsa për qytetarët edhe njëherë i porositi të rrini në shtëpi dhe rreptësisht respektoni masat  për mbrojtje dhe parandalim,