Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në konferencën e rregullt për shtyp lidhur me gjendjen me virusin korona, informoi se për momentin, numri i përgjithshëm i personave të prekur me virusin korona është 35. 4 pacientët e sapo-diagnostigikuar janë me fotografi të lehtë klinike. Gjendja e të gjithë pacientëve në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe e pacientëve në Dibër është stabile, gjtihashtu gjendja e pacientes e cila është në aparat për frymëmarrje është stabile, gjegjësisht nuk ka shenja për përkeqësimin e gjendjes së saj.
“Mbrëmë vonë u përpunuan rezultatet edhe për 4 pacientët e tjerë, të cilët kishin lidhje me atë grupin e ditës së djeshme, e fundit e diagnostifikuar, bazuar në anketat epidemiologjike dhe të dhënat me personat të cilët ata kanë komunikuar. Për momentin po bëhen analiza edhe për 30 persona, prej të cilëve njëri është nga Kumanova, dy nga Shkupi dhe 27 tjerët janë qytetarë të Dibrës dhe rrethinës. Bëhet fjalë për persona të cilët nuk kanë simptome, por ka shanse të kenë pasur kontakt me ndonjërin nga personat e infektuar. Kjo do të thotë se skriningu po zbatohet mirë, biseduam edhe me infektologun, profesorin nga Shkupi, infektologët lokal dhe epidemiologun, të cilët kanë bërë një skemë, algoritëm, sipas së cilit veprojnë”, potencoi ministri Filipçe.
Ministri theksoi se lidhur me aeroplanin i cili mbrëmë arriti nga Brukseli, është vendosur indikacion për testimin e 12 personave në përputhje me të dhënat që i kanë dhënë ata. Të gjitha testet janë negative dhe të gjithë udhëtarët janë lëshuar në shtëpi në vetë-izolim të obligueshëm, në pajtim me rekomandimet.
“Dje nëpërmjet Deve Bair arriti edhe një grup prej 10 personash, ata janë vendosur në Pepelishte dhe gjatë mbrëmjes dhe mëngjesit të sotëm janë kontrolluar nga epidemiologu dhe në përputhje me vendimin, për shkak që është e mundur që të arrijnë edhe më shumë persona, ata do të transferohen në Entin në Demir Kapi. Ka pasur reagime se kushtet aty janë të këqija, se nuk janë adekuate dhe për këtë shkak kemi ndërmarrë masa për transferimin e tyre dhe shpresoj se do të kenë mirëkuptim për këtë, duke pasur parasysh rëndësinë për indikimin e kësaj mase”, informoi ministri.
Ministri Filipçe shtoi se ka mjaftueshëm rezerva të gjakut, është bërë analizë gjatë ditës dhe ka sasi identike siç ka pasur në të njejtën periudhë vitin e kaluar. Ai rikujtoi se të gjitha intervenimet urgjente dhe onkologjike po bëhen në tempo, rutinë dhe indikacion të zakonshëm.
Lidhur me propozimin e sotëm të Qeverisë, dërguar në Kuvend, gjegjësisht Presidenti i RMV-së, për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ministri Filipçe theksoi se në kuadër të sektorit shëndetësor, praktikisht nga fundi i janarit, gjithçka funksionon në një gjendje të jashtëzakonshme me vendosjen e pikave në vendkalimet kufitare me përgatitje për njohjen e këtyre pacientëve, për zbatim të protokolleve kompetente për monitorim dhe mjekim në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa me këtë masë të jashtëzakonshme me kompetencat që jepen nga Qeveria, në mënyrë shtesë do të ndihmohet në zbatimin dhe ashpërsimin e disa prej masave.
“Zbulimi i hershëm, skriningu sipas indikacioneve epidemiologjike, siç veçmë filluam të bëjmë në Dibër, tani edhe në rrethinën e Strugës, disa vendbanime në Shkup dhe në qytete të tjera, në përputhje me të dhënat të cilat i kanë epidemiologët, besoj se është shumë e rëndësishme që të zbulohen rastet sa më herët, në mënyrë që të mos e ngarkojnë sistemin shëndetësor dhe kjo të shkaktojë probleme dhe komplikime në mjekimin dhe të krijojë pamundësi në menaxhimin me këtë problem. Edhe njëherë i përsëris mesazhet – të gjithë tu përmbahen masave për parandalim, të mos dilet pa nevojë, të mbahet distancë, shpesh të lahen duart. Ne vazhdojmë me komunikim intensiv me opinionin dhe mediat”, informoi ministri Filipçe.