Ministri Filipçe: 70 persona të infektuar me virusin korona në vend, nga e hëna në Shkup do të bëhet testimi edhe në poliklinikat në Çair dhe Jane Sandanski

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e rregullt për shtyp informoi për gjendjen aktuale me virusin korona në vend dhe në suaza botërore, si dhe për masat të cilat po ndërmerren në drejtim të përforcimit të kapaciteteve për menaxhim me virusin, me qëllim të përmirësimit të qasjes ndaj mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve.

 Në nivel botëror, numri i personave të infektuar, në 12 ditët e fundit u rrit për 100 mijë dhe për momentin numri i të infektuarve në botë është afër 250 mijë persona.

Në nivel botëror, numri i personave të infektuar, në 12 ditët e fundit u rrit për 100 mijë dhe për momentin numri i të infektuarve në botë është afër 250 mijë persona.

Si rezultat i rritjes së personave të infektuar te ne, Komisioni për sëmundje infektive rekomandoi që të bashkohen kapacitetet e laboratorit në Institutin për Shëndet Publik dhe laboratorit në Klinikën “Zhan Mitrev”.

“Numri i përgjithshëm i testimeve të bëra sot në vendin tonë është 43, prej të cilave 3 persona janë pozitiv, që do të thotë se numri i pacientëve të diagnostifikuar në vendin tonë tani është 70 persona. Gjithashtu, prej tre personave të sapo-diagnostifikuar, njëra paciente ka udhëtuar në Serbi. Pacienti i dytë është i afërm i vajzës nga Shtipi, për të cilën prej dje njoftuam që do të testohet, ndërsa pacienti i tretë është nga Shkupi. Për momentin persona të diagnostifikuar ka në: Shkup, Dibër, Gostivar, Shtip dhe Ohër”, informoi ministri Filipçe.

Ai theksoi se të gjithë pacientët janë me fotografi relativisht stabile, të lehtë deri në të mesme, ndërsa pacientja e cila është në aparat për frymëmarrje është e vetmja e cila është në ventilim të asistuar në mënyrë mekanike në vendin tonë dhe prej mbrëmë ajo është në gjendje shumë kritike. Po bëhen të gjitha përpjekjet lidhur me mbështetjen shtesë dhe terapinë për përmirësim, por edhe më tutje gjendja e saj është me të vërtetë më kritike nga ajo që ishte gjatë ditës së kaluar.

Lidhur me pacientët e tjerë, ministri informoi se gjendja e tyre është e pandryshueshme dhe se gjatë ditës së djeshme dhe sot është bërë vizitë në shtëpi të pacientëve të cilët janë në mjekim shtëpiak dhe shtoi se ka pacientë të cilët zgjedhin të mjekohen në shtëpi dhe të mos jenë të hospitalizuar, sepse gjendja e tyre e lejon këtë.

Lidhur me gjendjen me respiratorët, informoi se vendi ynë për momentin ka në dispozicion 120 aparate për frymëmarrje dhe se në përputhje me statistikën botërore – 5 %, prej 1000 të sëmurëve janë në aparat për frymëmarrje, kjo do të thotë në numër prej një mijë pacientë, supozohet se do të ketë 50 pacientë, të cilët janë në aparat për frymëmarrje, ku njoftoi se po bëhen përpjekje për furnizimin e aparateve të reja për frymëmarrje, por siç theksoi, është problem që aparatet për momentin janë të ndalura në Brazil, me vendim të Qeverisë së atjeshme dhe po vijon komunikim intensiv me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadorin tonë në Brazil, për tejkalim sa më të shpejtë të kësaj gjendje.

“Shumë shtete në botë e ndërprenë importin e aparateve respiratorë duke i ruajtur për pacientët e tyre. Besoj se një gjë të tillë do të arrijmë ta bëjmë për një kohë të shkurtër, por në të njëjtën kohë, nga sot kemi edhe një informacion të mirë, e ajo është se Kina ka rezervuar rreth 200 aparate respiratorë. Një gjë të tillë e konfirmuan gjatë ditës dhe vetëm duhet të formalizohen aktet para se ato të arrijnë në vendin tonë. Dua të them se edhe në këtë moment disponojmë me një numër të kënaqshëm të aparateve respiratorë,” tha ministri Filipçe.

Në lidhje me testimet, ai theksoi se deri më sot janë bërë 888 testime, dhe se laboratori në Institutin për shëndet publik disponon me 14000 teste shtesë. Gjithashtu është sjellë vendim për marrjen edhe të 1000 testeve, ndërkaq është paralajmëruar edhe donacion diku rreth 1000,  duke sqaruar se rreth 1000 teste do të jenë në disponim çdo javë të ardhshme për institutin dhe 300 në çdo kohë në laboratorin tek Klinika Zhan Mitrev.

 

 

“Në lidhje me riorganizimin dhe rritjen e qasshmërisë për marrjen e brisqeve në territorin e Shkupit, nga e hëna do të funksionojnë dy punkte, në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit Shkup, në poliklinikat Çair dhe Jane Sandanski. Pacientet do të caktojnë termin me anë të telefonit, gjegjësisht me anë të sistemit Termini im dhe me këtë do të rritet qasshmëria në mënyrë të madhe tek ky shërbim,” nënvizoi ministri Filipçe.

Ai theksoi se masat të cilën i sjell Ministri e Shëndetit janë në përputhje me rekomandimet Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe në përputhje me shpalljen e rritjes së virusit. Në bazë të asaj që kemi të dhëna se masat shumë shpesh nuk respektohen, ai informoi se gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë do të propozoj shtrëngimi i masave të caktuara,  veçanërisht në pjesë të shtetit ku është regjistruar mos respektimi.